.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me Ministrinė e Financave dhe Ekonomisė


Data e publikimit 07.12.2017


I nderuar zoti Ministėr,

Tė nderuar pėrfaqėsues tė mediave,

Ėshtė kėnaqėsi tė jem sot para jush, nė kėtė komunikim publik, pėr tė prezantuar njė nismė konkrete tė Bankės sė Shqipėrisė nė kuadrin e pėrpjekjeve tona pėr rritjen e formalizimit tė ekonomisė. Ėshtė inkurajues fakti se njė seri nismash tė autoriteteve shqiptare shkojnė nė tė njėjtin drejtim, atė tė rritjes sė shkallės sė zbatimit tė ligjit dhe tė pėrdorimit tė kanaleve formale financiare. Eksperienca ka treguar se pėrpjekjet komplementare tė institucioneve rregullatore, ulin kostot e operimit tė politikave dhe rritin gjasat e tyre pėr sukses.

_7

Aktiviteti informal imponon kosto tė hapura dhe kosto tė fshehura pėr ekonominė dhe shoqėrinė shqiptare. Ai dėmton shėndetin e financave publike tė vendit, rrit barrėn e taksave dhe shtrembėron efektin e saj nė agjentėt ekonomikė, dėmton konkurrencėn dhe rrit kostot e veprimtarisė sė bizneseve tė ndershme, redukton burimet e financimit tė bizneseve dhe frenon zhvillimin normal tė tyre, si dhe krijon probleme sociale qė vijnė nga mungesa, apo mbulimi i pamjaftueshėm, i sigurimit shoqėror dhe shėndetėsor.

Nga kėndvėshtrimi i Bankės sė Shqipėrisė, si autoritet monetar, dhe si mbikėqyrės e rregullator i sektorit bankar, aktiviteti informal redukton efektivitetin e politikave tona stabilizuese dhe krijon premisa pėr destabilitet tė njė apo mė shumė segmenteve tė sistemit financiar.

Duke u ndalur te ēėshtja e fundit, dėshiroj tė risjell nė vėmendjen tuaj se ruajtja dhe forcimi i stabilitetit financiar tė vendit ka qenė dhe mbetet njė objektiv madhor i punės sė Bankės sė Shqipėrisė. Sikundėr kemi deklaruar nė komunikimet tona, njė nga sfidat mė tė mėdha me tė cilat jemi pėrballur gjatė viteve tė fundit, ka qenė pėrkeqėsimi i cilėsisė sė portofolit tė kredisė sė sektorit bankar. Ky pėrkeqėsim pasqyroi nė vetvete efektin e shumė faktorėve, por ai u ndikua padyshim edhe nga shkalla e lartė e informalitetit nė ekonomi. Pėr tė qenė mė konkretė, mungesa e transparencės financiare, mungesa apo mangėsitė e titujve tė pronėsisė dhe problemet e hasura nė ekzekutimin e kolateralit, kanė kontribuar nė rritjen e nivelit tė kredive me probleme si dhe kanė qenė njė nga penguesit e masave tona, ligjore e rregullative, pėr reduktimin e tyre.

Pėrtej ndikimit negativ qė informaliteti ka dhėnė nė ecurinė e kreditimit dhe nė cilėsinė e kredisė, ai ka dėmtuar edhe vetė kredimarrėsit. Marrja pėrsipėr e rreziqeve pėrtej kapaciteteve paguese, tė paidentifikuara si pasojė e mungesės sė qartėsisė sė pasqyrave financiare, ka shkaktuar edhe dėshtimin e shlyerjes sė kredive duke i pėrballur kredimarrėsit me situata tė paparashikuara prej tyre.

Pėr kėto arsye, Banka e Shqipėrisė ka vlerėsuar me seriozitet dhe ka mbėshtetur nė vazhdimėsi nismat e ndėrmarra pėr rritjen e formalizimit tė ekonomisė.

Nga ana jonė, ne kemi marrė disa masa pėr trajtimin e ēėshtjes sė informalitetit, masa tė cilat kanė dhėnė efektet e tyre ndėr vite. Rritja e transparencės dhe ulja e kostove tė veprimeve nė bankė, pa cenuar pavarėsinė operacionale tė bankave dhe vendimmarrjen e tyre, ka ndikuar nė njė afrim mė tė madh tė individėve dhe bizneseve pranė kėtyre institucioneve.

Plani kombėtar pėr reduktimin e kredive me probleme pėrcaktoi vendosjen e kriterit rregullativ, si njė detyrė tė rėndėsishme pėr Bankėn e Shqipėrisė, qė duke filluar nga viti 2018 veprimtaria e kredidhėnies tė mbėshtetet vetėm nė deklaratat tatimore. Ky ėshtė njė nga elementet thelbėsore tė adresimit tė informalitetit, edhe pėr vetė peshėn specifike qė zė veprimtaria bankare nė ekonominė e vendit. Banka e Shqipėrisė e ka trajtuar edhe mė parė kėtė dukuri nga pikėpamja rregullative, por duke u kufizuar vetėm tek kredimarrėsit e mėdhenj tė bankave. Koordinimi i veprimeve me organet qeveritare dhe veprimet e pėrshtatshme tė ndėrmarra, kanė krijuar hapėsirėn e nevojshme pėr ta thelluar kėtė masė rregullative nė njė bazė mė tė gjerė kredimarrėsish.

Banka e Shqipėrisė ėshtė e bindur se kjo masė do tė sjellė pėrfitime afatgjata pėr tė gjitha palėt e pėrfshira nė proces.

  • Pėr industrinė bankare: mbėshtetja e kredidhėnies nė deklaratat tatimore lehtėson ndjeshėm procesin e kredidhėnies, duke i vendosur bankat nė njė emėrues tė pėrbashkėt nė leximin e tė dhėnave financiare. Kjo krijon lehtėsi nė veprimtarinė e kreditimit, duke i dhėnė qartėsi tė lartė bankave nė procesin e analizės financiare dhe pėrzgjedhjen e kredimarrėsve, si dhe nė shkėmbimin e informacioneve me njėra-tjetrėn pėr kredimarrės tė pėrbashkėt.
  • Pėr bizneset dhe familjet shqiptare: ky proces nxit rritjen e transparencės, ēka do tė pėrkthehet detyrimisht nė uljen e rrezikut tė kredisė dhe – ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme – nė uljen e kostos sė financimit. Po ashtu, duke krijuar njė fushė mė tė barabartė loje, ky proces rrit konkurrencėn dhe eficiencėn, ēka, nė analizė tė fundit, ndihmon zhvillimin e pėrgjithshėm ekonomik tė vendit.
  • Pėr ekonominė nė tėrėsi: ky proces rrit qėndrueshmėrinė ekonomike dhe financiare tė vendit, si dhe krijon premisa pėr njė sistem tatimor mė tė thjeshtė dhe pėr njė shpėrndarje mė tė drejtė tė barrės sė taksave.

Ju faleminderit!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.