.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Pyetje pėrgjigjet nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp tė Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė dhe Ministrit tė Financave dhe Ekonomisė


Data e publikimit 07.12.2017


Pyetje: Cili do tė jetė mekanizmi shtrėngues si do tė detyrohen bankat. A do kenė ndikim nė kredimarrje masat shtrėnguese ?

Guvernatori: Siē e theksova, kjo ėshtė njė masė e cila pėr bizneset e mėdha ka hyrė nė fuqi qė nė vitin 2015. Bankat, nė kuadėr tė respektimit tė kritereve tė rrezikut dhe tė rregulloreve tė tyre kanė filluar ta aplikojnė ndėr vite kėtė masė si pjesė tė formalizmit tė proceseve tė tyre tė brendshme. Ne nuk parashikojmė qė kjo masė do tė krijojė ndonjė problem nė procesimin e rasteve tė kredimarrėsve.

Natyrisht qė kjo nuk ėshtė njė masė shtrėnguese, por njė masė formalizuese. Ėshtė njė masė e normalizimit tė aktivitetit qė ne do ta shihnim mė shumė si masė lehtėsuese nė procesin e kredidhėnies pėr bankat, pasi ul kostot e financimit dhe krijon barazi midis kredimarrėsve. Ideja ėshtė qė kredimarrėsit do tė paraqesin pasqyrat financiare zyrtare, pra nuk do tė punojnė me dy standarde, por do tė punojnė me standardin formal. Ne parashikojmė qė kjo masė pėrveē krijimit tė lehtėsisė, do tė ndikojė pozitivisht nė kredidhėnie, si pėr bankat ashtu dhe pėr vetė kredimarrėsit, por kryesisht pėr bankat, pasi do tė jetė mė e lehtė pėr tė pėrzgjedhur kredimarrėsit cilėsorė nė procesin e kredimarrjes dhe do tė ndikojė nė uljen e kredive me probleme.

Nė kėtė kontekst, po i bashkoj pyetjet tė dyja nė njė. Nuk shikojmė dhe nuk presim qė do tė ketė pengesė nė aktivitetin e kreditimit, duke qenė se bankat kanė filluar ta aplikojnė kėtė masė ndėr vite. Pėrkundrazi, ėshtė nė linjė me thirrjen qė iu kemi bėrė bankave pėr njė kreditim tė shėndetshėm, tė orientuar ndaj sektorėve potencialė tė ekonomisė, ku ka mė pak rrezik dhe mė shumė potencial dhe hapėsira zhvillimi.

Ministri: Njė koment, pėr sa i pėrket kėsaj pyetjeje. Mos harroni qė tė gjitha masat antiinformalitet janė tė pėrputhura me njėra tjetrėn. Dua t’ju kujtoj juve, po edhe sipėrmarrjes, qė nė vitin 2016, ne pėrmirėsuam kuadrin e administrimit tė tatimeve tė taksave. Dhe aty dua t’i kujtoj sipėrmarrjes qė vendosėm njė rregull tė shkruar shumė thjeshtė dhe qartė nė atė ligj, ku sipėrmarrjes i jepet e drejta tė korrektojė deklaratat e saj pėr vitet e kaluara nė ēdo kohė pa penalitet. Pra, mendojini tė gjitha kėto qė po themi si njė zinxhir tė njė logjike tė maturuar dhe tė mirėmenduar gjatė tre viteve tė fundit. Nė 2015-ėn, ne thamė qė mė 1 janar 2018, do tė kemi kėtė masė tė drejtpėrdrejtė, pra qė banka do tė pranojė vetėm bilancet e deklaruara nė tatime. Ndėrkohė, gjatė kėsaj periudhe i dhamė tė drejtėn sipėrmarrjes tė vetėkorrigjohet pa penalitet dhe tė gjitha kėto, bashkė me ato qė pėrmendi Guvernatori, janė masa lehtėsuese, janė masa qė ndihmojnė biznesin tė formalizohet. Informaliteti ėshtė kosto pėr ta, ėshtė kosto pėr ekonominė, ėshtė kosto pėr buxhetin e shtetit.

Pyetje: Pėr kreditė tė cilat janė dhėnė dhe janė nė proces, si do tė zbatohet kjo masė? A do tė kėrkohet qė tė sjellin ēdo vit bilancin e ri ?

Guvernatori: Kjo ėshtė njė pyetje teknike, prandaj pėrgjigjen jam i detyruar t’jua kthej sipas procesit konkret qė bankat ndjekin gjatė vendimmarrjes pėr kredidhėnie. Pėrgjithėsisht, deri tani, bankat nė analizėn e tyre kėrkojnė deklaratat tatimore, si dhe tė dhėnat jozyrtare. Pra, bankat i kanė pasur tė dyja informacionet, informacionin zyrtar dhe jozyrtar nė analizėn e tyre, pasi kėrkohen nga komitetet e vendimmarrjes. Nė radhė tė parė, ėshtė e rėndėsishme qė bankat tė marrin njė vendimmarrje tė shėndetshme, pėr njė kredimarrje tė suksesshme nė kthim. Duke filluar nga janari 2018, bankat do t’i referohen deklaratave tatimore dhe pėr bizneset e tjera, pėr bizneset e mėdha, e theksova qė e kanė aplikuar tashmė, pra tė dhėnave zyrtare tė cilat supozohet qė ato i disponojnė. Nga mbikėqyrja dhe kontrollet qė ne kemi ushtruar, kemi verifikuar qė ato i disponojnė. Kjo, e ritheksoj, do tė siguronte jo vetėm njė formalizim dhe lehtėsim pėr procedurat e kredidhėnies, por do tė siguronte dhe njė konkurrencė tė ndershme midis vetė bizneseve.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.