.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp tė vendimmarrjes sė politikės monetare tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė


Data e publikimit 20.12.2017


Tė nderuar pėrfaqėsues tė medias,

 

Nė radhė tė parė, mė lejoni ta filloj pak mė ndryshe kėtė takim tonin, tė fundit pėr vitin 2017, duke ju falėnderuar, jo vetėm pėr pėrcjelljen e kujdesshme tė punės dhe tė mesazheve tė Bankės sė Shqipėrisė nė publik, por edhe pėr vėmendjen e vazhdueshme qė i keni kushtuar rezultateve tė masave dhe politikave tona monetare, mbikėqyrėse dhe rregullatore, nė pėrmirėsimin e ambientit ekonomik dhe financiar tė vendit.

Kjo konferencė pėrkon me mbledhjen e fundit tė Kėshillit Mbikėqyrės pėr vitin 2017. Nė kėtė mbledhje, ne morėm nė analizė Raportin e Ndėrmjetėm tė Politikės Monetare, duke rivlerėsuar dhe njė herė gjykimet tona mbi gjendjen aktuale tė ekonomisė, mbi zhvillimet e pritura dhe mbi pėrshtatshmėrinė e qėndrimit tė politikės monetare. Me konkluzionet e raportit do t’ju njoh mė nė detaje nė vijim.

_dsc2264-2 - 498

Informacioni i ri, i marrė nė analizė nė Raportin e Ndėrmjetėm tė muajit dhjetor, ka rezultuar pėrgjithėsisht nė pėrputhje me pritjet. Po kėshtu, pėrditėsimi i parashikimeve tona mbi ecurinė e ardhshme tė zhvillimeve ekonomike dhe monetare, nuk ka sjellė ndryshime tė qenėsishme nga parashikimet e mėparshme.

Duke u bazuar nė kėto konsiderata, Kėshilli Mbikėqyrės vlerėsoi se qėndrimi aktual i politikės monetare vijon tė mbetet i pėrshtatshėm. Politika jonė monetare lehtėsuese ka ulur kostot e financimit tė sektorit privat, ka nxitur rritjen e kreditimit nė lekė dhe ka ndihmuar nė pėrmirėsimin e gjendjes financiare tė huamarrėsve. Nė kėtė mėnyrė, ajo ka mbėshtetur zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe ka krijuar parakushtet pėr kthimin e inflacionit nė objektiv.

Tregjet financiare janė karakterizuar nga njė ecuri relativisht e qetė gjatė dy muajve tė fundit, me norma tė ulėta interesi, me prime tė kontrolluara rreziku dhe me njė tendencė stabilizimi tė kursit tė kėmbimit. Megjithatė, rritja e kredisė pėr ekonominė vazhdon tė mbetet e zbehtė, duke shėnuar vlerėn 3.5% nė muajin tetor. Zgjerimi i portofolit tė kredisė vazhdon tė mbėshtetet nė zgjerimin e kredisė nė lekė, portofoli i sė cilės shėnoi njė rritje vjetore prej 9.3%.

Aktiviteti ekonomik i vendit ka vijuar tė shėnojė rritje nė tremujorin e tretė dhe tė katėrt, ndonėse disa tregues indirektė sugjerojnė njė ngadalėsim tė lehtė nė gjysmėn e dytė tė vitit.

Rritja ekonomike ka pasqyruar ambientin e favorshėm financiar, pėrmirėsimin e besimit, impulset e gjeneruara nga rritja e punėsimit dhe nga nivelet e larta tė investimeve tė huaja direkte, si dhe momentin pozitiv tė ekonomive partnere tregtare.

Nė terma tė kėrkesės agregate, rritja ėshtė mbėshtetur nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, si dhe nga pėrmirėsimi i bilancit tė shkėmbimeve tregtare me jashtė, sidomos nė tremujorin e tretė tė vitit. Nė pėrgjigje tė reduktimit me rreth 10.5% tė deficitit tregtar nė mallra e shėrbime, deficiti i llogarisė korrente zbriti nė 4.6% tė PBB-sė gjatė tremujorit tė tretė, njė nga nivelet mė tė ulėta tė dekadės sė fundit. Nga ana tjetėr, stimuli fiskal vlerėsohet tė ketė ardhur nė rėnie gjatė tremujorit tė tretė e tė katėrt, ndonėse tė ardhurat dhe shpenzimet buxhetore kanė vijuar tė shėnojnė norma tė larta rritjeje.

Zgjerimi i vazhdueshėm i kėrkesės agregate ka sjellė njė pėrdorim gjithnjė e mė tė plotė tė kapaciteteve prodhuese. Norma e papunėsisė zbriti nė nivelin 13.6% gjatė tremujorit tė tretė, nė rėnie me 1.1 pikė pėrqindje krahasuar me tė njėjtin tremujor tė vitit paraardhės. Megjithatė, konvergjenca graduale e ekonomisė drejt ekuilibrit nuk ėshtė shoqėruar ende me rritjen e presioneve inflacioniste, nė mėnyrė tė mjaftueshme pėr tė kthyer inflacionin nė objektiv.

Inflacioni shėnoi vlerat 1.9% dhe 1.7%, respektivisht nė muajt tetor dhe nėntor, duke regjistruar vetėm njė pėrmirėsim tė lehtė ndaj nivelit tė muajit shtator dhe duke rezultuar nė kahun e poshtėm tė pritjeve tona. Dinamika e inflacionit total u diktua kryesisht nga ecuria e ēmimeve tė mallrave ushqimore.

Nė terma makroekonomikė, rritja e ngadaltė e inflacionit vazhdon tė pasqyrojė efektin e kombinuar tė disa faktorėve: hendeku negativ i prodhimit vijon tė frenojė rritjen e kostove tė punės dhe tė inflacionit bazė; inflacioni nė vendet partnere tregtare mbetet i ulėt; dhe, kursi i mbiēmuar i kėmbimit ul mė tej ēmimet e importit tė mallrave bazė dhe tė mallrave tė konsumit.

Nė gjykimin tonė, efektet frenuese qė vijnė nga kėta tre faktorė do tė zbehen gradualisht nė tė ardhmen.

Projeksionet tona pėr tė ardhmen flasin pėr njė pėrmirėsim tė mėtejshėm tė aktivitetit ekonomik nė horizontin afatmesėm. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik do tė mundėsojė njė rritje tė mėtejshme tė punėsimit dhe pritet tė sjellė rritje mė tė shpejtė tė pagave dhe tė kostove tė prodhimit. Kėto zhvillime do tė mbėshteten, ndėr tė tjera, nga kushtet aktuale tė favorshme tė financimit dhe nga njė ecuri e pritur mė e mirė e kreditimit. Rėnia e mėtejshme e raportit tė kredive me probleme, raport i cili shėnoi nivelin 14.3% nė muajin nėntor, tregon se bilancet e sistemit bankar po vijnė drejt pėrmirėsimit dhe se rreziku i kredisė po vjen drejt rėnies.

Paralelisht me forcimin e presioneve tė brendshme, edhe presionet inflacioniste nė ambientin botėror pritet tė vijnė nė rritje nė horizontin afatmesėm, ndėrsa efekti i fortė frenues i kursit tė mbiēmuar tė kėmbimit pritet tė vijė drejt zbehjes.

Bazuar nė kėta faktorė, Banka e Shqipėrisė pret kthimin e inflacionit nė objektiv brenda gjysmės sė parė tė vitit 2019.

Duke gjykuar mbi analizat dhe parashikimet e skenarit bazė, tė shtjelluara mė sipėr, Kėshilli Mbikėqyrės vlerėsoi se qėndrimi aktual i politikės monetare vijon tė mbetet i pėrshtatshėm. Nė kėto rrethana, ai vendosi:

  • Tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė tė interesit, nė nivelin 1.25%;
  • Tė mbajė tė pandryshuar normat e interesit tė depozitės dhe tė kredisė njėditore, respektivisht nė nivelet 0.25% dhe 2.25%.

Gjithashtu, nė bazė tė informacionit tė disponuar, Kėshilli Mbikėqyrės konstatoi se:

  • Intensiteti i stimulit monetar nuk do tė zbutet para tremujorit tė katėrt tė vitit 2018. Politika monetare stimuluese e ndjekur nga Banka e Shqipėrisė ka pasur efekte pozitive nė nxitjen e kėrkesės agregate, nė rritjen e aktivitetit ekonomik dhe nė kthimin gradual tė inflacionit drejt objektivit;
  • Balanca e rreziqeve mbi parashikimet tona mbetet e zhvendosur nė kahun e poshtėm. Krahasuar me parashikimet e skenarit bazė, njė rritje mė e ngadaltė e inflacionit nė vendet partnere, njė mbiēmim i mėtejshėm i kursit tė kėmbimit, njė ecuri mė e ngadaltė e kreditimit apo njė ndjeshmėri mė e ulėt e pagave ndaj rritjes sė punėsimit, mund tė rezultonin nė nivele mė tė ulėta inflacioni krahasuar me pritjet tona.
  • Nė kėto rrethana, Kėshilli Mbikėqyrės gjen me vend tė theksojė se, nė rast tė materializimit tė kėtyre goditjeve apo tė ndikimit tė mundshėm negativ tė tyre mbi pritjet pėr inflacionin, pėrmbushja e objektivit tė inflacionit mund tė kėrkonte njė qėndrim edhe mė akomodues tė politikės monetare. Nė pėrgjigje tė tyre, Kėshilli Mbikėqyrės do tė ishte i gatshėm tė merrte nė konsideratė lehtėsime tė mėtejshme tė kėsaj politike.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.