.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp mbi veprimtarinė e Bankės sė Shqipėrisė gjatė vitit 2017


Data e publikimit 20.12.2017


Nė kėtė konferencė tė fundit tė vitit dėshiroj tė bėj njė pėrmbledhje tė momenteve kryesore tė punės sė Bankės sė Shqipėrisė gjatė vitit 2017, natyrisht e fokusuar kjo nė prioritetet tona kryesore.

***

Fillimisht do tė ndalem nė veprimtarinė e Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė.

Aktiviteti i Kėshillit Mbikėqyrės

Siē edhe jeni njohur nėpėrmjet kalendarit tė shpallur paraprakisht, Kėshilli ka zhvilluar 15 mbledhje gjatė vitit 2017, nė tė cilat janė marrė 69 vendime, prej tė cilėve 53 akte tė miratuara pėr herė tė parė dhe 16 ndryshime ose plotėsime aktesh ekzistuese.

_dsc2427-2 - 498

Nė tetė mbledhje, janė marrė nė analizė zhvillimet ekonomiko–financiare nė vend, tė pasuara me miratimin e raporteve pėrkatėse tė politikės monetare, si dhe me vendimet mbi qėndrimin e politikės monetare nė tėrėsi dhe normėn bazė tė interesit nė veēanti. Nė tė gjitha rastet, vendimmarrja ėshtė shpjeguar nėpėrmjet njoftimeve pėr shtyp, ndėrkohė qė raportet periodike tė politikės monetare janė dėrguar pranė Kuvendit tė Shqipėrisė si dhe pranė tė gjithė aktorėve tė tjerė tė interesuar, vendas dhe tė huaj. Pėr opinionin e gjerė, ato janė tė publikuara nė faqen e Bankės sė Shqipėrisė.

Njė produkt tjetėr i rėndėsishėm i veprimtarisė sė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė ka qenė vendimmarrja kushtuar forcimit tė mėtejshėm tė mbikėqyrjes bankare, si dhe garantimit tė stabilitetit financiar tė vendit. Nė kėtė kėndvėshtrim, gjej me vend tė pėrmend krijimin e Departamentit tė Ndėrhyrjes sė Jashtėzakonshme, miratimin e Strategjisė sė Politikės Makroprudenciale, si dhe miratimin e dy raporteve 6-mujore tė stabilitetit financiar.

Nė veprimtarinė e tij, Kėshilli Mbikėqyrės i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė monitorimit tė aktivitetit administrativ dhe financiar tė vetė institucionit. Pėrveē miratimit tė raportit vjetor dhe pasqyrave financiare, tė cilat, nė kuadėr tė llogaridhėnies, janė dėrguar nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe janė bėrė publike, Kėshilli i ka kushtuar kujdes tė veēantė raporteve tė Auditit tė Jashtėm, tė Inspektorit tė Pėrgjithshėm, tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, si dhe detyrave tė lėna nė rezolutėn e Kuvendit tė Shqipėrisė. Nga ana tjetėr, pėrgjatė gjithė vitit, Komiteti i Auditit ka analizuar nė vazhdimėsi gjetjet dhe konkluzionet e auditit tė brendshėm dhe tė jashtėm.

Sė fundi, gjej me vend tė theksoj se Kėshilli Mbikėqyrės i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė forcimit tė kapaciteteve institucionale tė Bankės, nėpėrmjet pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė procedurave tė funksionimit tė institucionit, si dhe nėpėrmjet mbėshtetjes sė rritjes sė kapaciteteve profesionale dhe motivimit tė mėtejshėm tė stafit.

Politika dhe operacionet monetare

Nė lidhje me politikėn monetare, ne ju kemi njohur nė hollėsi me analizat tona si dhe vendimet qė kanė pasuar ato. Pa rėnė nė pėrsėritje, e shoh me interes tė ritheksoj edhe njėherė se politika monetare stimuluese e Bankės sė Shqipėrisė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė mbėshtetjen dhe gjallėrimin e aktivitetit ekonomik tė vendit. Vendimet tona kanė qenė nė kohėn dhe intensitetin e duhur, duke kontribuar nė uljen e kostove tė financimit dhe nė funksionimin normal tė tregjeve financiare.

Gjatė vitit qė po mbyllet ėshtė punuar nė drejtim tė pėrmirėsimit tė mėtejshėm tė instrumenteve dhe metodologjive tė parashikimit, si dhe nė drejtim tė pėrsosjes sė procesit tė zbatimit tė politikės monetare. Kjo e fundit ėshtė realizuar nėpėrmjet standardizimit tė praktikave pėr administrimin e likuiditetit tė sistemit bankar, pėrmirėsimeve teknologjike nė zhvillimin e ankandeve REPO, si dhe publikimeve javore tė parashikimeve pėr sasinė e likuiditetit nė sistem. Njė zhvillim i rėndėsishėm pėrkon me zgjerimin dhe thellimin e tregut tė letrave me vlerė tė qeverisė, nėpėrmjet dhėnies sė aksesit pėr pjesėmarrje tė drejtpėrdrejtė tė tė gjitha institucioneve financiare jorezidente. Njė arritje tjetėr nė veprimtarinė tonė ka tė bėjė me administrimin e rezervės valutore. Pavarėsisht ambientit tė vėshtirė me tė cilin pėrballen investitorėt nė Eurozonė, ambient ky i karakterizuar nga norma tė ulėta dhe shpesh negative interesi, ne kemi arritur tė ruajmė njė kthim pozitiv pėr rezervėn valutore, duke respektuar njėkohėsisht tė gjitha limitet, rregullat dhe procedurat pėr administrimin e rrezikut tė investimit.

Mbikėqyrja bankare dhe stabiliteti financiar

Forcimi i mbikėqyrjes bankare dhe garantimi i stabilitetit financiar tė sistemit mbeten objektiva themelore tė veprimtarisė sė Bankės sė Shqipėrisė. Gjatė vitit 2017, hyri nė fuqi ligji “Pėr rimėkėmbjen dhe ndėrhyrjen e jashtėzakonshme nė banka, nė Republikėn e Shqipėrisė”, i cili pėrcakton Bankėn e Shqipėrisė si Autoritetin e Ndėrhyrjes sė Jashtėzakonshme nė vend. Nė pėrmbushje tė detyrimeve ligjore, Banka e Shqipėrisė krijoi “Fondin pėr ndėrhyrjen e jashtėzakonshme”, i cili do tė plotėsohet nė vazhdimėsi pėrmes kontributeve tė rregullta vjetore tė bankave. Ky Fond do tė shėrbejė pėr realizimin e ndėrhyrjeve tė jashtėzakonshme, nė tė gjitha rastet ku nevoja do tė sjellė si domosdoshmėri ristrukturimin e hershėm tė bankave nė vėshtirėsi dhe mbulimin e nevojave pėr financim nė rast krize, prej vetė bankave.

Njė zhvillim i spikatur i vitit 2017 ėshtė rėnia e vazhdueshme e treguesit tė kredive me probleme. Nė fund tė muajit nėntor, kreditė me probleme pėrbėnin vetėm 14.3% tė totalit, krahasuar me 18.23% nė fund tė vitit 2016. Ky pėrmirėsim reflekton masat e marra nė kuadėr tė planit kombėtar pėr uljen e kredive me probleme, por jo vetėm. Gjatė gjithė vitit kemi intensifikuar komunikimin me bankat dhe paralelisht me tė, falė dhe asistencės sė partnerėve tanė ndėrkombėtarė, kemi adoptuar dhe vėnė nė zbatim disa nga praktikat dhe eksperiencat mė tė mira ndėrkombėtare.

Nė muajin gusht, Kėshilli Mbikėqyrės miratoi Strategjinė e Politikės Makroprudenciale, njė dokument i rėndėsishėm pėr garantimin e stabilitetit financiar tė vendit. Nė kėtė dokument janė tė pasqyruara me hollėsi tė gjithė objektivat, instrumentet, treguesit, pėrfshirė dhe strukturat pėrgjegjėse, brenda dhe jashtė Bankės sė Shqipėrisė, tė cilat kujdesen dhe garantojnė stabilitetin financiar tė vendit. Kjo politikė ėshtė njė udhėrrėfyes pėr hapat qė duhet tė ndėrmarrin autoritetet, me qėllim administrimin e rreziqeve qė i kanosen stabilitetit financiar tė vendit.

Njė angazhim tjetėr strategjik, lidhet me rritjen e pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė sistemin financiar dhe nė ekonominė shqiptare, e thėnė ndryshe me deeuroizimin e ekonomisė. Pėr kėtė qėllim, gjatė vitit 2017, nė konsultim dhe me industrinė bankare, kemi ideuar disa masa specifike, tė cilat do tė hyjnė nė fuqi nė gjysmėn e parė tė vitit 2018. Pėr ta bėrė deeuroizimin gjithėpėrfshirės, Banka e Shqipėrisė nėnshkroi njė Memorandum Mirėkuptimi me Ministrinė e Financave dhe Ekonomisė, dhe Autoritetin e Mbikėqyrjes Financiare, pėr tė nxitur marrjen e masave tė ngjashme edhe nė pjesėn tjetėr tė sistemit financiar dhe nė ekonominė reale. Kjo iniciativė pritet tė rezultojė shumė shpejt nė masa konkrete shtesė.

Mbikėqyrja e aktivitetit bankar, rregullimi dhe licencimi i tij kanė vazhduar tė jenė ndėr prioritetet e rėndėsishme tė veprimtarisė sė institucionit. Banka e Shqipėrisė kreu rreth 14 inspektime gjatė vitit 2017. Gjithashtu, gjatė kėtij viti u miratua transferimi i pjesėmarrjes 100% tė Veneto Banka sh.a. tek Banka Intesa Sanpaolo S.p.A., Itali si dhe u licencuan 3 subjekte financiare jobanka pėr ushtrimin e veprimtarisė sė shėrbimeve tė pagesave e tė transferimit tė parave, tė veprimtarisė sė qirasė financiare dhe mikrokredisė.

Pėrafrimi i kuadrit mbikėqyrės dhe rregullator me direktivat evropiane dhe standardet e Komitetit tė Bazelit ka vijuar edhe pėrgjatė vitit 2017. Nė maj tė vitit 2017, u miratua udhėzimi “Pėr procesin e vlerėsimit tė brendshėm tė mjaftueshmėrisė sė kapitalit”, nė pėrputhje me Shtyllėn 2 tė Bazel II. Gjithashtu, u rishikuan disa rregullore qė kanė tė bėjnė me: (i) mbikėqyrjen e konsoliduar, (ii) drejtimin efektiv tė bankave dhe kriteret e miratimit tė administratorėve tė tyre, (iii) parandalimin e pastrimit tė parave dhe financimit tė terrorizmit, si dhe (iv) transparencėn pėr produktet e shėrbimet bankare dhe financiare. Kujdes ėshtė bėrė edhe nė drejtim tė intensifikimit tė marrėdhėnieve me autoritetet rregulluese evropiane, si rezultat i tė cilave nė fillim tė vitit 2018 pritet tė nėnshkruhet marrėveshja dypalėshe e bashkėpunimit me Bankėn Qendrore Evropiane.

Harta e veprimtarisė sė institucionit nuk do tė ishte e plotė nėse nuk do tė pėrmendnim edhe punėn e madhe qė ėshtė kryer nga njėsitė e tjera tė Bankės sė Shqipėrisė gjatė vitit 2017.

Mė lejoni tė ndalem vetėm nė disa prej tyre:

  • Nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr pėrmirėsimin e administrimit financiar dhe material tė institucionit, Banka e Shqipėrisė ka pėrfunduar punėn pėrgatitore pėr aplikimin e standardit tė ri tė kontabilitetit. Ky standard, i quajtur SNRF 9, hyn nė fuqi mė 1 janar 2018.
  • Banka e Shqipėrisė ka bėrė progres nė drejtim tė hartimit tė legjislacionit tė nevojshėm primar pėr shėrbimet e pagesave nė Shqipėri, nė pėrputhje me Direktivėn pėrkatėse tė Bashkimit Evropian dhe pėr nxitjen e kanalizimit tė remitancave nė sistemin financiar. Kėto projekte synojnė uljen e kostove tė transferimit tė remitancave nė sistemin financiar dhe rritjen e pėrfshirjes financiare tė publikut. Me qėllim rritjen e bashkėpunimit e koordinimit institucional nė drejtim tė pėrdorimit mė efektiv tė remitancave pėr zhvillimin ekonomik, nė muajin dhjetor, Banka e Shqipėrisė, Ministri i Shtetit pėr Diasporėn dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisė nėnshkruan njė Memorandum Mirėkuptimi pėr Remitancat.
  • Puna kėrkimore ka qenė dhe mbetet njė drejtim i rėndėsishėm i punės sonė. Kjo punė synon tė vėrė nė dispozicion tė vendimmarrėsve, brenda Bankės sė Shqipėrisė por dhe mė gjerė, aparatin e duhur teorik pėr interpretimin e fenomeneve ekonomike dhe monetare, si dhe tė identifikojė e tė kuantifikojė nė terma sasiorė lidhjet midis tyre. Sipas traditės sė krijuar, Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Qendrėn e Studimeve pėr Evropėn Juglindore tė Universitetit tė Oksfordit, zhvilloi punimet e konferencės sė saj vjetore me temė: “Zhvillimet nė tregun bankar dhe infrastruktura e tregjeve financiare. Roli i strukturės, madhėsisė dhe infrastrukturės sė tregjeve nė zbutjen e rreziqeve dhe ecurinė e ndėrmjetėsit financiar”. Punimet e kėsaj konference hodhėn dritė mbi tendencat mė tė fundit nė zhvillimin e sektorit financiar, me theks tė veēantė nė ndikimet potenciale mbi ekuilibrin makroekonomik dhe stabilitetin financiar. Po ashtu, zhvilluam Workshop-in e 11-tė tė Kėrkimeve Ekonomike pėr Evropėn Juglindore, ku kėrkues nga rajoni dhe institucione tė rėndėsishme ndėrkombėtare ballafaquan konkluzionet e analizave tė tyre pėr aspekte tė rėndėsishme tė zhvillimit ekonomik dhe financiar tė vendeve tė tyre dhe rajonit nė pėrgjithėsi.
  • Puna jonė edukative ka vijuar nėpėrmjet zbatimit tė projekteve pėr rritjen e edukimit financiar tė publikut, nė funksion tė njohjes dhe administrimit mė tė mirė tė financave individuale tė tyre. Edukimi financiar ėshtė realizuar nėpėrmjet programeve, aktiviteteve dhe botimeve tė veēanta edukative, me fokus prezantimin e institucionit tė bankės qendrore, rolit dhe funksioneve tė saj, si dhe kultivimin e njė kulture financiare nė shoqėrinė shqiptare. Si njė mjet i rėndėsishėm pėr bashkėveprimin me publikun, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė e ka kthyer Bankėn e Shqipėrisė nė shtėpinė e parasė pėr shumė vizitorė. Pėr herė tė parė kėtė vit, kremtuam Ditėn Ndėrkombėtare tė Muzeve nėpėrmjet organizimit tė aktivitetit me temė “Kuriozitete nga Thesari: Arti i kartėmonedhės shqiptare”.
  • Emisioni monetar, pėrveē kujdesit tė shtuar nė veprimtarinė rutinė tė tij, realizoi rishikimin e serisė aktuale tė kartėmonedhave, duke synuar pėrmirėsimin e saj nė aspektin funksional, grafik dhe mė kryesorja nė funksion tė pėrmirėsimit tė elementeve tė sigurisė.
  • Banka e Shqipėrisė ka intensifikuar punėn pėr pėrafrimin metodologjik tė statistikave financiare me standardet ndėrkombėtare dhe harmonizimin e tyre me ato tė BE-sė. Nė harmoni me parimet pėr transparencėn dhe objektivat strategjikė afatgjatė tė institucionit, kėtė vit u pėrgatit Kodi i praktikės pėr statistikat e Bankės sė Shqipėrisė. Qė nga muaji qershor, Shqipėria zbaton Sistemin e Pėrmirėsuar tė Shpėrndarjes sė tė Dhėnave tė Pėrgjithshme tė FMN-sė.
  • Nė fushėn e teknologjisė sė informacionit, Banka e Shqipėrisė ka pėrfunduar apo ėshtė nė fazat finale pėrmbyllėse tė njė sėrė projektesh tė rėndėsishme, ku do tė veēoja: pėrshtatjen e sistemit AFISAR pėr zgjerimin e pėrdorimit tė regjistrit tė letrave me vlerė nga jorezidentė, si dhe pėrmirėsimet nė sistemin e raportimit rregullator online nga sistemi bankar tek Banka e Shqipėrisė. Banka e Shqipėrisė i ka kushtuar vėmendje pėrmirėsimit tė vazhdueshėm tė sigurisė nė fushėn e teknologjisė sė informacionit, pėr garantimin e vazhdueshmėrisė dhe tė integritetit.
  • Gjatė vitit 2017, vazhdoi tradita e komunikimit tė hapur me publikun, nė qendėr tė tė cilit qėndron transparenca institucionale dhe gjithėpėrfshirja e grupeve tė ndryshme tė interesit. Nėpėrmjet 120 fjalimeve, njoftimeve dhe intervistave, 40 raportesh, analizash e buletinesh, njė shumėllojshmėrie tė lartė statistikash e tė dhėnash, organizimit tė 3 konferencave shkencore dhe njė sėrė aktivitetesh tė tjera me karakter tė veēantė kemi pėrmbushur procesin tonė tė transparencės dhe llogaridhėnies ndaj publikut. Pėr tė rritur ndėrveprimin me publikun, gjatė vitit 2017 kemi shtuar edhe komunikimin dixhital nėpėrmjet rrjeteve sociale, duke transmetuar aktivitetin e pėrgjithshėm tė Bankės sė Shqipėrisė tek opinioni publik, nė njė kohė sa mė tė shpejtė dhe tė plotė.
  • Banka e Shqipėrisė i ka kushtuar vėmendje edhe forcimit tė bashkėpunimit me agjenci dhe institucione homologe. Nė kėtė kuadėr, gjatė vitit 2017, kemi shkėmbyer vazhdimisht opinione me institucione si FMN-ja, Banka Botėrore, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni Evropian, me tė cilat kemi kryer njė sėrė aktivitetesh tė pėrbashkėta si dhe kemi prezantuar nisma me ndikim potencial pozitiv nė ekonominė dhe financat e vendit. Po ashtu, gjatė vitit 2017, Banka e Shqipėrisė nėnshkroi njė Memorandum Bashkėpunimi me Bankėn Qendrore tė Republikės sė Turqisė. Ky memorandum synon forcimin e bashkėpunimit ndėrmjet dy institucioneve pėrmes shkėmbimit tė ndėrsjellė tė informacionit, ekspertizės, punės kėrkimore, si dhe nėpėrmjet dialogut tė rregullt nė nivel teknik e politikėbėrės. Ai ėshtė njė hap i rėndėsishėm nė drejtim tė shfrytėzimit tė mundėsive qė ofron integrimi ekonomik, financiar e teknologjik, si dhe tė forcimit tė imunitetit ndaj sfidave tė cilat e bashkėshoqėrojnė atė.

Nė pėrfundim, dua tė theksoj se gjatė vitit qė po lėmė pas, institucioni ynė hodhi hapa tė mėtejshėm nė pėrmbushjen e objektivit strategjik pėr pėrafrimin me modelin e bankės qendrore tė Sistemit Evropian tė Bankave Qendrore. Progresi ka qenė i shtrirė nė tė gjitha hallkat dhe nė mėnyrė proporcionale, fakt ky qė na rrit besimin se institucioni ėshtė plotėsisht i pėrgatitur pėr t’u pėrballur me njė tjetėr vit sfidues. Duke njohur nga afėr shpirtin dhe seriozitetin qė karakterizon Bankėn e Shqipėrisė, jam optimist se do ta pėrmbushim me sukses misionin tonė pėr tė garantuar stabilitetin makroekonomik dhe atė financiar, si kusht i domosdoshėm pėr tė mbėshtetur rritjen e qėndrueshme ekonomike tė vendit nė vitet nė vijim.

 

Ju faleminderit!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.