.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė ceremoninė e diplomimit tė studentėve tė Fakultetit Ekonomik, Universiteti i Tiranės


Data e publikimit 12.01.2018


E nderuar Ministre Nikolla,

I nderuar Kryetar i Kontrollit tė Lartė tė Shtetit z. Leskaj,

I nderuar Dekan i Fakultetit Prof. Kule,

Tė nderuar pedagogė,

Tė dashur studente dhe studentė,

Ndihem i nderuar dhe i kėnaqur njėkohėsisht qė ndodhem sot nė njė mjedis studentor, veēanėrisht nė njė ditė kaq speciale pėr ju, por qė nė tė vėrtetė ėshtė edhe pėr mua, pasi edhe unė kam qenė student i Universitetit tė Tiranės.

Sot ju kurorėzoni me sukses pėrpjekjet tuaja shumėvjeēare, duke mbyllur pjesėrisht njė kapitull tė rėndėsishėm tė jetės suaj, atė tė edukimit. E pėrdora termin pjesėrisht jo pa qėllim, pasi edukimi ėshtė njė sfidė e pėrhershme, e cila na shoqėron pėr gjatė gjithė jetės. Pavarėsisht formės dhe kohės qė harxhojmė, tė gjithė pa pėrjashtim, ne jemi nė njė proces tė pandėrprerė tė pėrditėsimit dhe tė shtimit tė dijeve.

_dsc3431_3-3 - copy

E them me bindje se ju keni arsye tė ndiheni krenarė, pasi keni vendosur njė gur tė rėndėsishėm kilometrik nė jetėn tuaj. Nga sot e tutje pėr juve hapen dyert e njė bote tjetėr, kryekėput tė ndryshme nga jeta studentore. Hapen dyert e botės reale, me shumė sfida dhe tė panjohura.

Nėse do tė mė pyesnit sot cila ėshtė kėshilla ima pėr secilin prej jush, edhe pse mund tė tingėllojė pak si klishe, nuk do tė hezitoja asnjė moment tė them: do tė jeni tė suksesshėm vetėm nėse mėsoni tė jepni pėrtej vetes tuaj. Nga ky kėndvėshtrim, pėr tė gjithė ju qė keni tashmė njė ide se ēfarė do tė bėni me jetėn tuaj, nuk mė mbetet gjė tjetėr pėrveēse t’ju them urime dhe suksese. Pėr tė gjithė juve qė ende nuk e keni vendosur, ju nxis tė kėrkoni duke besuar nė instinktin tuaj, me vullnet e pėrkushtim.

Asnjėherė mos hiqni dorė nga ambiciet dhe objektivat tuaja. Mos ndalni kurrė luftėn pėr atė qė besoni dhe gjithmonė mbėshtesni njerėzit qė kujdesen pėr ju. Silluni me dinjitet, krenari dhe ndershmėri, pa harruar qė nė ēdo rast tė jeni as mė pak a as mė shumė vetėm vetvetja.

Bota pėrtej auditorėve ėshtė mė sfiduese. Pėrgatituni qė nė jetė do tė pėrballeni edhe me momente tė vėshtira. Nė shumė raste zhgėnjimi ėshtė pjesė e pandarė e jetės. Pėr kėtė arsye, ju kėshilloj tė ndėrtoni qėndrueshmėri nė veten tuaj. Siē thotė njė shprehje: “ne jemi mė tė brishtė nga sa e mendojmė, por mė tė fortė nga sa e imagjinojmė”.

Ju do tė keni ditė tė mira dhe ditė tė kėqija. Bėhuni tė zotėt dhe merrni zemėr t’i kaloni ato me kurajė dhe optimizėm. Mos harroni tė nxirrni mėsimet rast pas rasti dhe ndajini ato me miqtė dhe kolegėt tuaj. Pėrqafoni ēdo ide novatore, ndėrtoni besim tė vazhdueshėm, transmetoni energji pozitive dhe pėrqafoni ēdo ėndėrr tė pėrbashkėt qė inspiron dashuri, prosperitet, integritet dhe mirėkuptim njerėzor. Kjo ėshtė rruga e duhur pėr tė ndėrtuar njė shoqėri mė tė mirė se kjo e sotmja, tė aftė pėr tė pėrballur sfidat e kohės, dhe pėr tė garantuar tė ardhmen e kombit nė rrjedhėn e kohės.

I uroj studentėve qė diplomohen sot, suksese nė jetėn e tyre. Banka e Shqipėrisė i ka gjithmonė tė hapura dyert pėr studentėt e Universitetit tė Tiranės. Urime dhe suksese pėr diplomimin!

_dsc3520-6-350

_dsc3526-7 350

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.