.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Mbi pjesėmarrjen e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, nė Forumin pėr vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore tė organizuar nga “Euromoney”


Data e publikimit 18.01.2018


Nė datat 16-17 janar 2018, “ Euromoney” organizoi Forumin pėr vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore nė Vjenė, Austri. Ky forum zhvillohet ēdo vit dhe mbledh nė njė tryezė tė pėrbashkėt diskutimi personalitete tė njohura ndėrkombėtare nga fusha politike, ekonomike e financiare nga vendet e EQL-sė.

Punimet e kėtij forumi dyditor ishin konceptuar nė formėn e paneleve me tema specifike, ku tė pranishmit ishin tė ftuar tė diskutonin mbi zhvillimet mė tė fundit ekonomike nė vendet e Evropės dhe mė gjerė. Njė rėndėsi tė veēantė nė kėtė organizim kishin paneli i dedikuar Shqipėrisė dhe ai i bankave qendrore.

#489_dsc33587

Pjesė e tryezės sė dedikuar vendit tonė ishin Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Sejko, Zėvendėsministri i Financave dhe i Ekonomisė, z. Erjon Luēi, Drejtori i Pėrgjithshėm i Bankės Kombėtare Tregtare, z. Seyhan Pencabligil dhe Drejtorja e Pėrgjithshme e Finance in Motion, zj. Elvira Lefting. Ky panel trajtoi tema tė rėndėsishme tė lidhura me politikėn fiskale dhe ndikimin e saj nė rritjen ekonomike tė vendeve tė Evropės Qendrore dhe Lindore.

Gjatė zhvillimit tė panelit nė fjalė, Guvernatori Sejko bėri njė panoramė tė zhvillimeve mė tė fundit ekonomike dhe financiare nė vend, si dhe i njohu tė pranishmit me sfidat kryesore me tė cilat pėrballet ekonomia shqiptare, nė kuadrin e politikave makroekonomike dhe reformave strukturore tė nevojshme pėr tė nxitur rritjen ekonomike dhe pėrmirėsimin e klimės sė biznesit, pėr tėrheqjen e investime tė huaja nė Shqipėri.

Nė ndėrhyrjen e tij, Guvernatori Sejko vuri nė dukje tre mesazhe kryesore. Sė pari, ekonomia shqiptare po forcohet dhe perspektivat e saj tė rritjes janė pozitive, kjo dhe nė sajė tė kuadrit tė kujdesshėm tė politikave makroekonomike dhe tė angazhimit serioz tė autoriteteve pėr vazhdimin e reformave strukturore. Sė dyti, ai theksoi se sistemi financiar shqiptar ėshtė i shėndetshėm dhe parametrat kryesorė tė operimit tė tij janė drejt pėrmirėsimit. Megjithatė, ky sistem duhet tė jetė mė realist e largpamės nė nxitjen e kreditimit dhe mė ambicioz nė zhvillimin e segmenteve tė reja tė tregut financiar. Sė fundi, duke theksuar perspektivėn pozitive tė rritjes ekonomike, duke evidentuar avantazhet konkurruese qė ofron Shqipėria nė terma tė pasurive natyrore, tė pozicionit tė favorshėm gjeografik, si dhe stabilitetin nė rritje qė ofron procesi i anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian, Guvernatori Sejko u bėri thirrje tė pranishmėve tė rritnin vėmendjen e tyre ndaj Shqipėrisė si njė destinacion i pėrshtatshėm biznesi dhe investimi.

#350_dsc23613

#350_dsc13580

Nė ditėn e dytė tė Forumit u mbajt paneli i Guvernatorėve tė Evropės Juglindore, i moderuar nga z. Richard Kemmish, Kėshilltar i Euromoney Conferences. Folės kryesor i kėtij Forumi ishte z. Ewald Nowotny, Guvernator i Bankės Kombėtare tė Austrisė dhe njėkohėsisht anėtar i Kėshillit Drejtues tė Bankės Qendrore Evropiane.

Nė kėtė panel, pjesė e tė cilit ishte dhe Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, ishin tė pranishėm gjithashtu: Guvernatori i Bankės Kombėtare tė Kroacisė, z. Boris Vujčię; anėtari i Bordit Drejtues tė Bankės Kombėtare tė Ēekisė, z. Vojtģch Benda, Zėvendėsguvernatori i Bankės Kombėtare tė Rumanisė, z. Liviu Voinea.

Pjesėmarrėsit diskutuan tema tė rėndėsishme lidhur me ekonomitė e vendeve tė Evropės Juglindore, si dhe trajtuan mė nė veēanti ēėshtje tė bankės qendrore si: efektet e politikės monetare, stabiliteti financiar, inflacioni dhe normat e interesit, monedha virtuale etj.

#350_dsc3754-2

#350_dsc3786-2

Nė diskutimin e tij, Guvernatori Sejko u fokusua nė efektet qė ka nė ekonomitė e vendeve tė EQL-sė, politika monetare e ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane dhe ajo e Rezervės Federale. Nė kėtė kuadėr, ai theksoi se normalizimi i pritur i politikės monetare nga bankat kryesore qendrore nė botė nuk pritet tė ketė ndikime negative nė ekonominė dhe financat shqiptare. Sipas tij, kuadri mbikėqyrės dhe rregullator i sistemit financiar shqiptar janė pėrmirėsuar ndjeshėm, aftėsia e tij pėr tė pėrballuar goditje ėshtė rritur, ndėrkohė qė niveli i likuiditetit nė tė ėshtė mė se i mjaftueshėm pėr tė mbėshtetur nevojat e rritjes sė vendit. Gjithsesi, ai theksoi se Banka e Shqipėrisė mbetet e angazhuar nė monitorimin e lėvizjeve tė politikės monetare nga institucionet simotra, dhe nė vlerėsimin e ndikimit tė tyre nė Shqipėri.

Po ashtu, nė kuadėr tė diskutimeve tė kėtij paneli, Guvernatori Sejko shprehu opinionet e tij mbi arsyet e nivelit tė ulėt tė inflacionit, duke shprehur besimin e tij se, pavarėsisht goditjeve dhe pėrmasave tė sfidės me tė cilėn pėrballen, bankat qendrore disponojnė aparatin e duhur teorik dhe instrumentet e mjaftueshme operacionale pėr tė pėrmbushur objektivat e tyre tė inflacionit. Nė kėtė kuadėr, ai bėri njė ekspoze tė masave dhe tė rezultateve tė politikės monetare tė ndjekur nga Banka e Shqipėrisė, duke theksuar rolin pozitiv qė ka pasur kursi lehtėsues i politikės monetare nė nxitjen e rritjes ekonomike, nė krijimin e parakushteve pėr kthimin e ekonomisė nė ekuilibėr, si dhe nė ruajtjen dhe fuqizimin e stabilitetit financiar.

#498_dsc3890-2

Nė mbyllje, Guvernatori Sejko u shpreh edhe nė lidhje me rolin dhe implikimet qė ka inovacioni i vazhdueshėm financiar, dhe nė veēanti ekspansioni i critpocurrenciesø duke pėrsėritur pozicionin e Bankės sė Shqipėrisė se kėto instrumente nuk janė zėvendėsuese tė parasė tradicionale, por alternativa investimi tė parregulluara dhe tė pagarantuara, pėrdorimi i tė cilave kėrkon kujdes maksimal nga tė gjithė agjentėt ekonomikė.

Gjatė kėtij forumi, Guvernatori Sejko zhvilloi takime me pėrfaqėsues tė Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH), me zyrtarė tė lartė tė bankave qendrore, si dhe me pėrfaqėsues tė bankave tė ndryshme tregtare.

Foto galeria nga Forumi pėr vendet e Evropės Qendrore dhe Lindore tė organizuar nga “ Euromoney”

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.