.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

Kabineti i Guvernatorit


NJOFTIM PĖR SHTYP
Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė ēel ekspozitėn e pėrkohshme “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė monedhėn dhe kartėmonedhėn shqiptare”


Data e publikimit 18.01.2018


Mė 17 janar 2018, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė, nė pėrkujtim tė 550-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, ēeli ekspozitėn e pėrkohshme “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu nė monedhėn dhe kartėmonedhėn shqiptare”.

Kjo ekspozitė u hap nė kuadėr tė Vitit Mbarėkombėtar tė Gjergj Kastrioti Skėnderbeut, vit i cili do tė kremtojė veprėn e heroit deri mė 28 Nėntor 2018.

copy of _arp9239 .copy of _arp9220.

Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė ia kushton ekspozitėn figurės sė Gjergj Kastrioti Skėnderbeut tė shprehur nė monedhėn dhe kartėmonedhėn shqiptare, prej vitit 1921 deri nė vitin 1996 si dhe elemente tė ndryshme tė shtypit tė kėtyre prerjeve.

Ndėr tė tjera, kjo ekspozitė synon tė sjellė nė kujtesėn e publikut, se ashtu si gjatė Rilindjes Kombėtare, edhe nė ditėt tona, figura e Gjergj Kastrioti Skėnderbeut ėshtė personaliteti mė i hasur nė monedhėn kombėtare gjatė rrugėtimit tė saj thuajse 100-vjeēar.

copy of _arp9078

_arp9164

Banka e Shqipėrisė pėrmes njė ftese tė hapur nė rrjetet sociale hapi dyert e muzeut tė saj dhe mirėpriti pėrfaqėsues tė medias, sistemit bankar, edukimit, artit dhe kulturės, si dhe tė apasionuar pas numizmatikės, koleksionistė etj.

Kjo ekspozitė e pėrkohshme do tė qėndrojė e hapur edhe gjatė muajve nė vazhdim, ku vizitorėt do tė kenė mundėsi tė shohin dhe ekspozitėn e pėrhershme tė Muzeut tė Bankės sė Shqipėrisė i cili synon tė kthehet nė njė qendėr edukimi tė historisė monetare e financiare tė vendit qė nga lashtėsia e deri nė ditėt e sotme.

copy of _arp9210 300

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.