.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė z. Gent Sejko, nė forumin rajonal “Tirana Economic Forum”, me temė “Ballkani i sė ardhmes: Drejt njė pėrfshirje globale”


Data e publikimit 24.01.2018


I nderuar z. President,

E nderuar zj. Zėvendėskryeministre,

I nderuar z. Zėvendėskryeministėr i Kosovės,

I nderuar Ministėr i Financave dhe Ekonomisė,

Tė nderuar kolegė, tė nderuar pjesėmarrės,

Ėshtė kėnaqėsi tė marr pjesė nė kėtė Konferencė, mbledhur pėr tė diskutuar mbi rėndėsinė e integrimit rajonal, proces i cili duhet tė nxitet nga njė udhėheqje largpamėse dhe tė mbėshtetet nga konvergjenca e politikave.

Jam i bindur se dialogu i orientuar drejt ndarjes sė vizionit tonė pėr tė ardhmen, drejt konvergjencės sė kėndvėshtrimeve mbi sfidat qė kemi pėrpara, si dhe drejt identifikimit tė objektivave dhe hartimit tė axhendave tė pėrbashkėta tė veprimit, do tė ishte njė dialog i frytshėm pėr tė gjithė. Konvergjenca e politikave, si brenda vendit ashtu edhe midis vendeve, promovon eficiencėn dhe minimizon ndikimet negative.

_dsc4046 - copy-3 - 498

 

Roli i institucioneve nė rritje dhe zhvillim

Institucionet janė shtylla mbajtėse e ēdo shoqėrie moderne. Ato gjenerojnė dhe zbatojnė ligjet, rregulloret dhe politikat e zhvillimit, duke pėrcaktuar kėshtu rregullat e lojės nė njė ekonomi tregu. Nė njė plan tė pėrgjithshėm, kėto rregulla loje duhet tė ofrojnė njė mjedis tė qėndrueshėm dhe transparent, duke mundėsuar kėshtu vendimmarrje tė parashikueshme dhe afatgjatė. Ato duhet tė promovojnė konkurrencėn e ndershme dhe barazinė e oportuniteteve, si dhe duhet tė nxisin ndershmėrinė dhe kohezionin social.

Ėshtė e qartė se ekonomitė e pasura dhe shoqėritė e stabilizuara priren tė kenė institucione mė tė forta dhe mė tė qėndrueshme.

Pėr kėtė arsye, unė besoj se rajoni ynė nuk duhet tė ndjekė njė “model organik” tė rritjes institucionale. Me ‘organik’ kam parasysh njė model rritjeje ku institucionet ecin hap-pas-hapi me zhvillimin ekonomik dhe priren mė shumė tė sigurojnė, se sa tė nxisin, njė nivel tė caktuar prosperiteti.

Nė tė kundėrt, unė besoj se institucionet dhe politikat duhet tė udhėheqin procesin e rritjes dhe zhvillimit. Nė kėtė kontekst, detyra jonė si politikėbėrės ėshtė tė pėrkufizojmė objektivat, tė identifikojmė pengesat, si dhe tė ndėrmarrim masat e nevojshme. Nė thelb, ky ėshtė pėr mua roli i duhur i udhėheqjes.

_dsc4132 - copy-3 - 498

Mė lejoni ta ilustroj kėtė kėndvėshtrim me disa shembuj tė sfidave me tė cilat po pėrballet rajoni ynė.

  • Sė pari, problemet me mjedisin e biznesit, pėrfshirė korrupsionin dhe informalitetin, janė ndėr mė kryesoret nė listėn e pengesave pėr rritjen ekonomike, si nė Shqipėri edhe nė rajon.
  • Sė dyti, stabiliteti ynė ekonomik dhe financiar duhet tė forcohet mė tej, me qėllim rritjen e qėndrueshmėrisė ndaj goditjeve dhe uljen e kostove tė financimit.
  • Sė treti, po bėhet gjithmonė e mė e qartė se sistemet tona financiare mbėshteten sė tepėrmi te bankat. Duke parė nga e ardhmja, ne duhet tė mbėshtetemi mė shumė nė tregjet e kapitalit pėr financimin e rritjes ekonomike.
  • Sė katėrti, njė ankesė e pėrbashkėt qė dėgjohet shpesh prej investitorėve tė huaj ėshtė se tregjet tona tė vogla e tė fragmentuara ofrojnė njė atraktivitet tė ulėt. Ndonėse kjo ėshtė pjesėrisht e pasaktė, ne duhet tė bėjmė mė tepėr pėr tė rritur integrimin tonė nė aspektin e tregtisė dhe infrastrukturės.
  • Sė pesti, duke konkurruar pėr tė njėjtin grup investitorėsh ndėrkombėtarė, vendet e rajonit shpesh pėrpiqen ta rrisin profilin e tyre individual, duke ofruar lehtėsira tatimore apo subvencione tė tjera. Kjo “garė pėr tė kapur fundin” nuk ėshtė produktive.

Zgjidhja e kėtyre ēėshtjeve kėrkon largpamėsi, institucione tė forta, veprime politike tė vendosura, por dhe bashkėrendim rajonal.

_dsc3985 - copy-3 - 498

 

Institucionet dhe integrimi

Rajoni ynė ėshtė pėrfshirė nė mėnyrė aktive nė procesin e integrimit nė BE. Ky objektiv orienton dhe pėrpjekjet tona pėr reformė institucionale dhe ka sjellė pėrfitime tė dukshme. Integrimi nė BE i ndihmon autoritetet nė rajon tė ankorojnė politikat dhe reformat e tyre institucionale. Nga ana tjetėr, institucionet e BE-sė mbikėqyrin dhe i japin besueshmėri procesit. Gjithashtu, duke qenė se disa vende janė duke punuar drejt objektivave tė pėrbashkėt, politikat rajonale bashkėrendohen mė mirė.

Megjithatė, unė besoj se vendet nė rajon mund tė bėjnė mė tepėr pėr shkėmbimin e pėrvojave dhe pėr tė mėsuar nga njėri-tjetri. Shqipėria ofron njė shembull pozitiv nė drejtim tė stabilitetit ekonomik dhe financiar. Maqedonia ka pasur njė performancė shumė tė mirė sa i takon tėrheqjes sė IHD-ve me vlerė tė lartė tė shtuar. Serbia ka po ashtu eksperienca pozitive nė drejtim tė zhvillimit tė tregut financiar. Tė gjithė ne duhet tė mėsojmė nga historitė e suksesit qė kemi arritur individualisht; po ashtu, tė gjithė duhet tė shmangim gabimet qė kemi bėrė individualisht nė tė shkuarėn. Vendet tona kanė mė shumė tė pėrbashkėta se dallime: ajo qė funksionon pėr njėrin, ka gjasa tė funksionojė dhe pėr tė tjerėt, dhe e anasjelltas.

Gjithashtu, unė besoj se duhet ta shohim integrimin rajonal si qėllim nė vetvete, jo thjesht si instrument pėr integrimin nė BE. Integrimi i pėrbashkėt nė BE do tė zėvendėsonte disa aspekte tė bashkėpunimit rajonal, tė tilla si tregtia dhe lėvizshmėria e faktorėve tė prodhimit, por ai nuk zėvendėson nevojėn pėr dialog dhe pėr politika, kėndvėshtrime dhe zgjidhje tė pėrbashkėta rajonale.

Mė lejoni tani tė ndalem shkurtimisht te roli i institucioneve nė reformat strukturore nė Shqipėri.

 

Institucionet dhe reformat strukturore nė Shqipėri

Nisur nga koha nė dispozicion, e kam pothuajse tė pamundur tė bėj njė ekspoze tė plotė tė tė gjithė kuadrit tė reformave strukturore qė kemi ndėrmarrė. Si rrjedhim, do tė pėrpiqem tė vė nė dukje pikat kryesore tė tij.

  • Me qėllim pėrmirėsimin e mjedisit tonė tė biznesit, autoritetet shqiptare kanė ndėrmarrė reforma gjithėpėrfshirėse, nė drejtim tė pėrmirėsimit tė tė drejtave tė pronėsisė, tė regjimit tatimor, tė zhvillimit tė sektorit tė energjisė dhe tė infrastrukturės sė pėrgjithshme. Ne jemi angazhuar gjithashtu nė luftėn kundėr informalitetit. Masa mė e fundit nė kėtė drejtim ėshtė njė rregullore e re bankare, e cila ka pėr qėllim t’i japė fund praktikės sė kredidhėnies nėpėrmjet bilanceve tė pacertifikuara tė kompanive. Mė tej, pėr tė rritur efektshmėrinė dhe pėr tė trajtuar ēėshtjet e korrupsionit dhe informalitetit, kemi ndėrmarrė shumė nisma pėr tė pėrmirėsuar funksionimin e administratės publike, tė cilat, nė shkallė tė gjerė, pėrfshijnė edhe reformėn e ndėrmarrė nė sistemin gjyqėsor.
  • Me qėllim rritjen e stabilitetit ekonomik dhe pėrmirėsimin e qėndrueshmėrisė financiare, ne kemi nisur njė gamė tė gjerė reformash. Pėr kėtė arsye, Qeveria ka pėrmirėsuar procedurat e administrimit tė financave publike, ka miratuar njė kuadėr tė pėrgjegjėsisė fiskale, dhe ka ndėrmarrė masa pėr reduktimin e borxhit. Banka e Shqipėrisė ka ndjekur dhe implementuar modelin institucional tė BQE-sė. Profesionalizmi i saj ėshtė rritur, ndėrsa janė pėrmirėsuar pavarėsia, transparenca dhe besueshmėria. Nė njė pėrpjekje tė pėrbashkėt me aktorėt e tjerė institucionalė, ne kemi reformuar Autoritetin e Mbikėqyrjes Financiare dhe kemi rritur rolin e Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave. Sė bashku me Qeverinė, kemi vėnė nė jetė njė strategji gjithėpėrfshirėse pėr zgjidhjen e kredive me probleme, e cila tashmė ka dhėnė rezultate inkurajuese; kemi miratuar Ligjin pėr Ndėrhyrjen e Jashtėzakonshme nė banka; si dhe kemi hartuar njė strategji pėr deeuroizimin, e cila synon trajtimin e dobėsive financiare, pėrmirėsimin e mekanizmit tė transmetimit dhe intensifikimin e pėrdorimit tė monedhės vendase. Gjithashtu, kemi krijuar njė Grup Kėshillimor ndėrinstitucional pėr Stabilitetin Financiar, i cili gėzon edhe tė drejtėn e koordinimit tė ēėshtjeve tė stabilitetit qė kanė rėndėsi sistemike.
  • Me qėllim zhvillimin e mėtejshėm tė tregjeve financiare, autoritetet shqiptare kanė pėrshpejtuar zhvillimin e tregjeve tė kapitalit, nėpėrmjet: krijimit tė Bursės sė Shqipėrisė, licencimit dhe funksionimit tė fondeve tė ndryshme tė investimit dhe tė kompanive tė administrimit tė aktiveve; inkurajimit tė konsolidimit tė vazhdueshėm tė bankave dhe institucioneve financiare jobankare; inkurajimit tatimor tė skemave tė fondeve private tė pensionit; pėrpjekjeve tė vazhdueshme pėr tė pėrmirėsuar funksionimin e tregjeve sekondare pėr titujt e qeverisė etj.

Megjithatė, jam i bindur se shkėmbimi i pėrvojės rajonale do t’i japė procesit njė hov tė ri. Pėr mė shumė, pėr probleme tė pėrbashkėta rajonale, besoj se do tė ishte e udhės tė kėrkonim zgjidhje tė pėrbashkėta.

Kjo mė sjell nė pikėn e fundit tė diskutimit.

 

Pėrmirėsimi i bashkėpunimit rajonal

Bashkėrendimi dhe bashkėpunimi kanė rėndėsi esenciale nė njė botė gjithnjė e mė tė integruar dhe tė ndėrthurur. I njėjti koncept vlen pėr rajonin tonė: nismat politike qė kanė pėr qėllim arritjen e njė objektivi tė pėrbashkėt duhet tė zbatohen nga tė gjithė.

Mė lejoni tė vė nė dukje disa nga fushat e mundshme tė bashkėpunimit.

  • Sė pari, mendoj se ka hapėsirė pėr dialog mė tė gjerė dhe konvergjencė mė tė madhe tė politikės, nė tė gjitha fushat e politikės publike dhe tė zhvillimit tė sektorit privat.
  • Sė dyti, mendoj se duhet bėrė mė shumė pėr tė pėrfunduar punėn pėr integrimin rajonal. Nė veēanti, standardet e produkteve dhe shėrbimeve duhet tė jenė tė dakordėsuara.
  • Sė treti, pėrtej konvergimit tė politikave tė zhvillimit financiar, jam i bindur se mund tė eksplorojmė idenė e ndėrmarrjes sė projekteve tė pėrbashkėta pėr zhvillimin financiar. Njė bursė rajonale, ndonėse mbart vėshtirėsi, ėshtė njė projekt i mundshėm e kuptimplotė.
  • Sė katėrti, besoj se rajoni duhet tė pėrpiqet pėr krijimin e njė emėruesi tė pėrbashkėt mė tė vogėl tė pranueshėm lidhur me taksat, tregun e punės, sektorin financiar dhe rregullin e mjedisit. Politikat ekstreme nė dėm tė konkurrentėve tė tjerė nė rajon, vetėm sa e dėmtojnė rajonin nė afat tė gjatė.
  • Sė pesti, infrastruktura rajonale mbetet mjaft e fragmentuar. Kjo i referohet jo vetėm infrastrukturės rrugore, por edhe rrjetit energjetik dhe atij tė teknologjisė sė informacionit.

Tė nderuar pjesėmarrės,

Disa nga ēėshtjet qė parashtrova mė sipėr mund tė duken tejet tė vėshtira, apo edhe utopike. Megjithatė, jam i bindur se nėpėrmjet njė pėrpjekjeje tė pėrbashkėt e tė sinqertė, kėto ide mundet qė njė ditė, nė njė tė ardhme jo tė lagėt, tė bėhen realitet.

 

Faleminderit!

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.