.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Fjala e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko nė konferencėn pėr shtyp pėr vendimmarrjen e politikės monetare dhe miratimin e paketės sė deeuroizimit


Data e publikimit 07.02.2018


Nė mbledhjen e sotme, Kėshilli Mbikėqyrės mori nė shqyrtim dhe miratoi Raportin Tremujor tė politikės monetare. Bazuar nė analizat dhe parashikimet e paraqitura nė tė, ne rivlerėsuam dhe njė herė pėrshtatshmėrinė e qėndrimit tė politikės monetare.

Njoftimi pėr shtyp nė vijim do t’ju prezantojė me pėrfundimet kryesore tė Kėshillit Mbikėqyrės.

_7

Informacioni i ri i marrė nė analizė ka rezultuar pėrgjithėsisht nė linjė me pritjet tona. Po ashtu, parashikimet mbi zhvillimet ekonomike dhe monetare nė tė ardhmen kanė mbetur pėrgjithėsisht tė pandryshuara.

Kėshilli Mbikėqyrės konstatoi se rikuperimi progresiv i aktivitetit ekonomik ėshtė ndihmuar dhe do tė vijojė tė ndihmohet, ndėr tė tjera, nga kursi akomodues i politikės sonė monetare. Nisur nga sa mė sipėr, Kėshilli Mbikėqyrės vlerėsoi se qėndrimi aktual i politikės monetare ėshtė i pėrshtatshėm.

Inflacioni shėnoi njė rritje tė lehtė nė tremujorin e katėrt tė vitit 2017, duke ilustruar natyrėn afatshkurtėr tė goditjeve tė ofertės tė cilat sollėn rėnien e tij gjatė tremujorit paraardhės. Rritja e inflacionit total erdhi kryesisht si pasojė e rritjes sė inflacionit tė kategorive tė lidhura me strehimin.

Megjithėse nė rritje, inflacioni nė vend vijon tė mbetet i ulėt dhe nėn objektivin 3% tė Bankės sė Shqipėrisė. Nė aspektin makroekonomik, kjo ecuri pasqyron stadin e zhvillimit ciklik tė ekonomisė sonė dhe nivelet e ulėta tė inflacionit tė importuar.

Ndonėse nė rritje, kėrkesa agregate mbetet ende e pamjaftueshme pėr tė shfrytėzuar nė mėnyrė tė plotė kapacitetet prodhuese, sikundėr ilustrohet nga fakti se norma e papunėsisė mbetet mbi nivelin e saj natyral dhe se bizneset raportojnė njė shfrytėzim ende jo tė plotė tė kapaciteteve. Ky fenomen pengon rritjen e pagave, tė kostove tė prodhimit dhe tė marzheve tė fitimit, nė linjė me objektivin tonė pėr inflacionin.

Paralelisht me tė, vendet partnere tregtare kryesore vijojnė tė karakterizohen nga nivele tė ulėta inflacioni. Mbiēmimi i kursit tė kėmbimit gjatė tremujorėve tė fundit ka frenuar mė tej pėrcjelljen e tyre nė ekonominė vendase.

Analiza e treguesve makroekonomikė sugjeron se ekonomia shqiptare ka vijuar tė rritet nė gjysmėn e dytė tė vitit 2017, ndonėse me ritme mė tė ngadalta se nė gjashtėmujorin e parė. Sipas tė dhėnave tė INSTAT-it, prodhimi i brendshėm bruto u rrit me 3.55% nė tremujorin e tretė, duke shėnuar ngadalėsim kundrejt normės mesatare tė rritjes prej 3.9% tė gjashtėmujorit tė parė.

Nė kėndvėshtrimin sektorial, rritja ekonomike vijon tė mbėshtetet nga zgjerimi i aktivitetit tė sektorit tė shėrbimeve, ndėrkohė qė ngadalėsimi i saj pasqyron ngadalėsimin e aktivitetit nė sektorin e ndėrtimit dhe pėr degė tė caktuara nė atė industrisė. Nga kėndvėshtrimi i kėrkesės agregate, rritja ekonomike u mbėshtet nė masėn mė tė madhe nga zgjerimi i konsumit privat, ndėrkohė qė ngadalėsimi i saj pasqyroi ngadalėsimin e investimeve dhe kontributin negativ tė tregtisė me jashtė. Tė dhėnat e tėrthorta tė disponuara sugjerojnė njė ecuri tė ngjashme ekonomike edhe gjatė tremujorit tė katėrt.

Politika monetare e Bankės sė Shqipėrisė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm mbėshtetės nė trendin rritės tė ekonomisė dhe nė forcimin e presioneve tė brendshme inflacioniste. Niveli i ulėt i normės bazė tė interesit, orientimi i tregjeve mbi ecurinė e ardhshme tė politikės monetare, si dhe injektimi i vazhdueshėm i likuiditetit nė tregun ndėrbankar, kanė ulur kostot e financimit tė sektorit privat, duke nxitur rritjen e konsumit dhe tė investimeve. Paralelisht me tė, normat e ulėta tė interesit kanė lehtėsuar kostot e shėrbimit tė borxhit, duke pėrmirėsuar shėndetin e bilanceve financiare tė sektorit privat, si dhe kanė tentuar tė frenojnė presionet mbiēmuese mbi kursin e kėmbimit.

Tregjet financiare janė shfaqur pėrgjithėsisht tė qeta gjatė gjysmės sė dytė tė vitit. Normat e interesit tė depozitave dhe tė kredive nė lekė mbeten pranė niveleve tė ulėta historike, ndėrkohė qė luhatjet e yield-eve tė letrave me vlerė tė qeverisė nuk janė transmetuar nė segmente tė tjera tė tregut financiar. Nga ana tjetėr, kursi i kėmbimit rezultoi relativisht i qėndrueshėm gjatė tremujorit tė katėrt, por mbiēmimi i tij erdhi nė rėnie krahasuar me nivelet e larta tė regjistruara nė tremujorin e tretė.

Pėrkundrejt kėsaj tabloje pozitive, ecuria e kreditimit vazhdon tė mbetet e zbehtė. I pastruar pėr efektin e kursit tė kėmbimit, portofoli i kredisė pėr sektorin privat regjistroi njė rritje mesatare vjetore prej 5% nė tremujorin e katėrt. Sikundėr e kemi bėrė prezent dhe mė parė, zgjerimi i kredisė totale vijon tė mbėshtetet nė masėn mė tė madhe nga zgjerimi i kredisė nė lekė. Portofoli i kėsaj tė fundit shėnoi njė rritje mesatare vjetore prej 7.9% nė tremujorin e katėrt, ndėrkohė qė kreditimi nė valutė u rrit me 2.4%.

Analizat tona sugjerojnė se ecuria e ngadaltė e kredisė pasqyron efektin e njėkohshėm tė kėrkesės sė ulėt dhe tė kushteve tė shtrėnguara tė ofertės. Rritja e qėndrueshme e kreditimit do tė kėrkojė pėrmirėsimin e kėrkesės dhe ofertės. Nė kėtė kontekst, ndėrkohė qė projeksionet tona sugjerojnė njė rritje tė kėrkesės nė horizontin afatmesėm, Banka e Shqipėrisė tėrheq vėmendjen nė faktin se sektori bankar duhet tė jetė mė proaktiv nė politikat e veta tė kreditimit.

Shėndeti financiar i bankave ėshtė nė pėrmirėsim tė vazhdueshėm. Kjo ecuri dėshmohet nga gjendja e qėndrueshme e likuiditetit, nga ecuria pozitive e treguesve tė pėrfitueshmėrisė, si dhe nga reduktimi progresiv i kredive me probleme. Raporti i kėtyre tė fundit ndaj kredive totale zbriti nė nivelin 13.2% nė muajin dhjetor, nė pasqyrim tė pėrmirėsimit tė aktivitetit ekonomik, tė efektit tė masave tė marra pėr reduktimin e tyre, si dhe tė pėrpjekjeve tė vazhdueshme tė bankave e bizneseve pėr pastrimin dhe ristrukturimin e bilanceve tė tyre. Nė kėtė kontekst, Banka e Shqipėrisė gjykon se ka hapėsirė tė mėtejshme pėr faktorizimin e reduktimit tė rrezikut tė kredisė nė lehtėsimin e politikave tė kreditimit nga bankat.

Projeksionet tona pėr tė ardhmen sugjerojnė njė vazhdimėsi tė trendeve pozitive tė zhvillimit.

Ekonomia shqiptare do tė vijojė tė rritet gjatė horizontit afatmesėm, e ndihmuar nga pėrmirėsimi i ambientit tė huaj dhe nga kushtet e favorshme tė financimit nė vend. Kėta faktorė do tė amortizojnė njė pjesė tė efektit tė goditjeve specifike nė sektorė tė caktuar si dhe tė reduktimit tė stimulit fiskal gjatė vitit 2018. Rritja e mėtejshme e kėrkesės agregate dhe shfrytėzimi mė i plotė i kapaciteteve prodhuese pritet tė krijojnė parakushtet e nevojshme pėr kthimin e inflacionit nė objektiv rreth mesit tė vitit 2019.

***

Duke gjykuar mbi analizat dhe parashikimet e skenarit bazė, tė shtjelluara mė sipėr, Kėshilli Mbikėqyrės vlerėsoi se qėndrimi aktual i politikės monetare vijon tė mbetet i pėrshtatshėm. Nė kėto rrethana, ai vendosi:

  •  Tė mbajė tė pandryshuar normėn bazė nė interesit, nė nivelin 1.25%; dhe,
  • Tė mbajė tė pandryshuar normat e interesit tė depozitės dhe tė kredisė njėditore, respektivisht nė nivelet 0.25 dhe 2.25%.

Gjithashtu, nė bazė tė informacionit tė disponuar, Kėshilli Mbikėqyrės:

  • Sė pari, rikonfirmon se intensiteti i stimulit monetar nuk do tė zbutet para tremujorit tė katėrt tė vitit 2018. Edhe mė tej, politika monetare pritet tė vazhdojė tė mbetet nė kahun stimulues gjatė gjithė horizontit afatmesėm, pėr tė siguruar konvergimin e qėndrueshėm tė inflacionit nė objektiv.
  • Sė dyti, konstaton se balanca e rreziqeve mbi parashikimet tona vijon tė mbetet nė e zhvendosur nė kahun e poshtėm.
  • Sė treti, rithekson se – pėrtej dimensionit ciklik – pėrshpejtimi i mėtejshėm i ritmit tė rritjes ekonomike kėrkon vazhdimin rigoroz tė reformave strukturore. Kėto reforma duhet tė kontribuojnė nė rritjen e eficiencės, nė zgjerimin e potencialit prodhues tė vendit, dhe nė rritjen e rezistencės sė ekonomisė ndaj goditjeve tė mundshme.

Tė nderuar pėrfaqėsues tė medias,

Duke pėrfituar nga mundėsia e kėtij komunikimi publik, mė lejoni t’ju prezantoj dhe njė vendim tė rėndėsishėm, tė marrė nė mbledhjen e sotme nga Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė, dhe qė ka tė bėjė me nismėn tonė pėr promovimin e pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė transaksionet ekonomike dhe financiare nė vend. Kjo nismė, e njohur edhe si paketa e deeuorizimit, ėshtė pėrcaktuar tashmė si njė synim mbarėkombėtar, pėrmes nėnshkrimit tė Memorandumit tė Bashkėpunimit nė prill tė vitit tė kaluar. Ky memorandum formalizon dakordėsinė pėr pėrpjekje tė pėrbashkėta dhe tė koordinuara, nė nivel kombėtar, midis tre institucioneve: Bankės sė Shqipėrisė, Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė, dhe Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare.

Pėrpara se tė vijoj me detajimin e masave konkrete, mė lejoni tė them dy fjalė mbi motivin e kėsaj nisme.

Banka e Shqipėrisė vlerėson se procesi i deeuroizimit ėshtė i nevojshėm dhe dobiprurės nė afatin e gjatė, si pėr pėrmirėsimin e efektivitetit tė politikave ekonomike dhe financiare ashtu edhe pėr uljen e rreziqeve tė stabilitetit financiar.

Studimet dhe analizat tona evidentojnė se pėrdorimi i valutave tė huaja nė sferėn e aktivitetit tė brendshėm ekonomik financiar ėshtė nė njė shkallė relativisht tė lartė. Ky fenomen lidhet si me pėrdorimin e lartė tė valutave nė transaksionet tregtare, ashtu edhe me pėrdorimin e lartė tė tyre si mjet kursimi, nė formėn e depozitave bankare, apo edhe si mjet financimi, nė trajtėn e kredimarrjes nė valutė.

Qė nė fillim, dėshiroj ta qartėsoj publikun se Banka e Shqipėrisė nuk synon uljen nė zero tė pėrdorimit tė valutave nė veprimtarinė financiare, por uljen e euroizimit nė nivele tė pranueshme pėr ekonomi me strukturė dhe madhėsi tė ngjashme. Ajo qė ne duam tė reduktojmė, tė zbutim apo tė minimizojmė, ėshtė prania e pozicioneve tė hapura valutore dhe marrja pėrsipėr e rrezikut tė kursit tė kėmbimit, direkt apo indirekt, nė mėnyrė tė pastudiuar apo tė pambrojtur, nga konsumatori, nga biznesi dhe nga agjentėt e tregut financiar.

Nisur nga sa mė sipėr, si dhe duke synuar tė konkretizojmė angazhimin tonė institucional, Kėshilli Mbikėqyrės mori nė shqyrtim dhe miratoi njė paketė vendimesh nė mbėshtetje tė nxitjes sė pėrdorimit tė monedhės kombėtare. Nė kėtė kuadėr, u miratuan:

1) Sė pari, dokumenti i Politikės “Mbi zgjerimin e pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė veprimtarinė e sektorit bankar dhe tė institucioneve financiare jobankare qė rregullohen e mbikėqyren nga Banka e Shqipėrisė”. Dokumenti pėrcakton mėnyrėn se si Banka e Shqipėrisė do tė kontribuojė nė kėtė proces (i njohur ndryshe si deeuroizim) dhe si do tė vlerėsojė ndikimin e kėtij kontributi.

2) Sė dyti, disa ndryshime rregullative, tė cilat finalizojnė punėn e zhvilluar gjatė vitit tė kaluar pėr identifikimin, vlerėsimin dhe konsultimin me industrinė bankare, tė disa masave qė mbėshtesin zgjerimin e pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė veprimtarinė e sektorit bankar. Kėto ndryshime rregullative synojnė ta bėjnė mė tė kushtueshme (pra, mė pak tė preferuar) veprimtarinė nė valutė tė sektorit bankar dhe tė forcojnė mekanizmat e ndėrgjegjėsimit tė huamarrėsve (veēanėrisht tė atyre individė dhe tė pambrojtur nga rreziku i kursit tė kėmbimit) pėr rreziqet qė shoqėrojnė huamarrjen nė valutė. Kėto ndryshime, hyjnė nė fuqi brenda gjashtėmujorit tė parė tė kėtij viti.

Nė mbyllje, mė lejoni tė theksoj se ky proces kėrkon njė angazhim afatgjatė, ndaj kėto masa mund tė plotėsohen me tė tjera nė tė ardhmen. Nė ēdo rast, Banka e Shqipėrisė do tė veprojė gradualisht dhe nė konsultim me industrinė bankare. Qė tė jetė efektiv, procesi duhet tė jetė gjithėpėrfshirės, ndaj Banka e Shqipėrisė do tė harmonizojė maksimalisht veprimet e saj me autoritetet e tjera qė mbikėqyrin sistemin dhe tregjet financiare nė vend, si edhe do tė konsultohet vazhdimisht me institucionet relevante evropiane.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.