.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Politika “Pėr zgjerimin e pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė veprimtarinė e bankave dhe tė institucioneve financiare jobankare qė rregullohen e mbikėqyren nga Banka e Shqipėrisė”


Data e publikimit 07.02.2018


Nė mbledhjen e datės 7 shkurt 2018, pėrveē vendimit pėr mbajtjen tė pandryshuar tė normės bazė tė interesit nė nivelin 1.25%, si dhe tė normave tė interesit tė depozitės njėditore dhe tė kredisė njėditore nė Bankėn e Shqipėrisė, pėrkatėsisht nė nivelet 0.25% dhe 2.25%, Kėshilli Mbikėqyrės i Bankės sė Shqipėrisė mori nė shqyrtim dhe vendosi:

  • Miratimin e paketės sė deeuroizimit, njė paketė masash pėrmes tė cilave do tė fuqizohet mė tej promovimi i pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė sistemin financiar tė vendit.

Kjo paketė ėshtė pjesė e angazhimit tė Bankės sė Shqipėrisė nė kuadrin e njė strategjie ndėrinstitucionale pėr kėtė qėllim, tė formalizuar nė muajin prill tė vitit tė kaluar pėrmes nėnshkrimit tė Memorandumit tė Bashkėpunimit midis Bankės sė Shqipėrisė, Ministrisė sė Financave dhe Ekonomisė dhe Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare.

Paketa e miratuar pėrfshin dokumentin e politikės “Mbi zgjerimin e pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė veprimtarinė e sektorit bankar dhe tė institucioneve financiare jobankare qė mbikėqyren dhe rregullohen nga Banka e Shqipėrisė”, si dhe masat qė do tė aktivizohen gjatė kėtij viti nė zbatim tė kėsaj politike. Ky dokument pėrkufizon nė parim format e kontributit tė Bankės sė Shqipėrisė nė kuadrin e kėsaj strategjie dhe mėnyrėn me tė cilėn do tė vlerėsohen rezultatet e kėtij kontributi. Ndėrsa, masat synojnė ta bėjnė mė pak tė preferuar veprimtarinė nė valutė tė sektorit bankar, si dhe tė forcojnė ndėrgjegjėsimin e kredikėrkuesve pėr rreziqet qė shoqėrojnė huamarrjen nė valutė.

Mė konkretisht, ndryshimet rregullative qė vendosin nė zbatim masat pėr deeuroizimin pėrfshijnė:

a. rritjen e normės sė rezervės sė detyrueshme pėr detyrimet nė valutė nė nivelin 12.5% (ishte 10%) dhe uljen e saj pėr detyrimet nė lek nė nivelin 7.5% (ishte 10%). Pėr bankat, ku detyrimet nė valutė zėnė mė shumė se 50% tė detyrimeve gjithsej, vetėm pėr vlerėn e ndryshimit pozitiv, norma e rezervės sė detyrueshme nė valutė rritet nė 20%.

b. rritja e kėrkesės minimale rregullative pėr aktive likuide nė valutė, nė 20% tė detyrimeve afatshkurtra (ishte 15%). Pėr aktivet likuide nė lek, niveli i raportit do tė ruhet nė 15%.

c. rritja e ndėrgjegjėsimit tė huamarrėsve pėr rreziqet qė shoqėrojnė huamarrjen nė valutė. Pėr kėtė qėllim, bankave iu kėrkohet qė t’i propozojnė huamarrėsit njė kredi alternative nė lek dhe ta shoqėrojnė produktin me njė shembull konkret se si ndryshon kėsti i kredisė nė rastin e nėnēmimit tė supozuar tė kursit tė kėmbimit. Pėrveē kėsaj, bankat nxiten tė trajtojnė mundėsinė e zbutjes sė rrezikut tė kursit tė kėmbimit pėr huamarrėsin nė valutė, nė rastin kur ky rrezik ėshtė evidentuar dhe kur kjo pranohet nga kushtet e kontratės midis palėve.

Instrumentet e miratuara nė kėtė paketė do tė hyjnė nė fuqi, me faza, brenda muajit qershor 2018.

Nė kuadėr tė paketės sė deeuroizimit dhe pėr vlerėsimin e ndikimit tė masave tė marra, Banka e Shqipėrisė do tė publikojė dy herė nė vit njė raport nė tė cilin monitorohet ecuria e disa treguesve financiarė qė reflektojnė nivelet e euroizimit. Nė varėsi tė ecurisė sė treguesve, masat e mėsipėrme mund tė plotėsohen me tė tjera nė tė ardhmen.

Politika “Mbi zgjerimin e pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė veprimtarinė e sektorit bankar dhe tė sistemit financiar”.

Raport mbi ecurinė e treguesve qė do tė monitorojė Banka e Shqipėrisė, nė kuadėr tė procesit tė deeuroizimit

 

  • Miratimin e disa ndryshimeve nė rregulloren “Pėr instrumentet e pagesave elektronike”

Kėto ndryshime synojnė rishikimin e kuadrit rregullativ pėr instrumentet e pagesave elektronike, pėr tė mundėsuar pėrdorimin e teknologjisė moderne nė rrugėt e komunikimit tek klientėt tė kodit PIN pėr kartat bankare.

Kėshilli Mbikėqyrės u njoh dhe me informacione tė tjera tė lidhura me veprimtarinė e pėrditshme funksionale dhe operacionale tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Kėrkim i avancuar
Qendra e Shtypit
Botime
Legjislacion

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.