.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHTYP
Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, z. Gent Sejko, takohet me Zėvendėsdrejtorin e Pėrgjithshėm tė FMN-sė, z. Tao Zhang


Data e publikimit 13.02.2018


Zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Fondit Monetar Ndėrkombėtar (FMN), z. Tao Zhang, vizitoi Shqipėrinė nė datat 12-13 shkurt 2018. Gjatė vizitės, z. Zhang zhvilloi njė sėrė takimesh tė nivelit tė lartė me autoritetet kryesore tė vendit.

Takimi me Guvernatorin Sejko u zhvillua nė ambientet e Bankės sė Shqipėrisė, ku z. Tao Zhang shoqėrohej nga zj. Anita Tuladhar, Shefe e Misionit tė FMN-sė pėr Shqipėrinė, dhe z. Jens Reinke, Pėrfaqėsues Rezident i FMN-sė nė Shqipėri. Tė pranishėm nė takim ishin dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė lartė tė Bankės sė Shqipėrisė dhe tė FMN-sė.

_dsc5142-2 - 498

Fillimisht, Guvernatori Sejko vlerėsoi marrėdhėniet mjaft tė mira tė bashkėpunimit me FMN-nė, e cila, nėpėrmjet ofrimit tė asistencės teknike, ka ndihmuar nė hartimin e reformave ekonomike dhe financiare tė vendit.

Guvernatori Sejko u shpreh se vėmendja e Bankės sė Shqipėrisė ka qenė e fokusuar nė objektivin e saj kryesor, ruajtja e stabilitetit tė ēmimeve. Ai shtoi se Banka e Shqipėrisė nėpėrmjet ushtrimit tė rolit tė saj si autoritet monetar, ka kontribuar nė mbėshtetje tė njė rritjeje ekonomike tė qėndrueshme dhe garantimit tė stabilitetit financiar e makroekonomik tė vendit.

Pėr sa i pėrket sistemit bankar, Guvernatori u shpreh se sistemi karakterizohet nga tregues tė qėndrueshėm financiarė. Disa nga ēėshtjet nė tė cilat ai u ndal ishin nxitja e kreditimit tė shėndetshėm dhe reduktimi i kredive me probleme, raporti i tė cilave nė muajin dhjetor shėnoi vlerėn 13.2%.

Gjatė takimit, Guvernatori Sejko bėri njė ekspoze tė situatės makroekonomike, ku theksoi se aktiviteti ekonomik nė vend ka vijuar tė shėnojė pėrmirėsim. Pavarėsisht progresit, autoritetet vendase mbeten tė angazhuara tė japin kontributin e tyre pėr zhvillimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė, si dhe pėrshpejtimin dhe zgjerimin e reformave tė ndėrmarra deri tani, nė kuadėr tė integrimit nė Bashkimin Evropian.

Mė tej, Guvernatori Sejko prezantoi paketėn e deeuroizimit, si njė iniciativė me mjaft rėndėsi, e cila, nėpėrmjet masave konkrete pėr rritjen e pėrdorimit tė monedhės kombėtare, do tė mundėsojė rritjen e efektivitetit tė politikės monetare dhe forcimin e stabilitetit financiar nė vend.

_dsc5147-2 - 350

Nga ana e tij, Zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i FMN-sė z. Tao Zhang, vlerėsoi Bankėn e Shqipėrisė pėr politikat e ndėrmarra prej saj, tė cilat kanė kontribuar nė ruajtjen e stabilitetit makroekonomik tė vendit dhe konsolidimin e vazhdueshėm tė sistemit financiar nė Shqipėri.

Z. Zhang u shpreh se Shqipėria po bėn pėrparim nė drejtim tė konvergjencės, megjithatė ai shtoi se, duke qenė se ekonomia globale po rritet me ritme pozitive, ėshtė koha e duhur pėr Shqipėrinė tė vazhdojė tė ndėrmarrė reforma tė mėtejshme.

Duke u ndalur nė aktivitetin ekonomik tė vendit, Zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i FMN-sė theksoi se ruajtja e ritmit tė reformave, dhe forcimi i institucioneve dhe i mirėqeverisjes kanė rėndėsi tė veēantė pėr tė pėrmirėsuar klimėn e biznesit dhe pėr tė thithur sa mė shumė investime tė huaja nė Shqipėri.

Nė pėrfundim tė takimit, pėrfaqėsuesit e FMN-sė vizituan edhe Muzeun e Bankės sė Shqipėrisė, ku u njohėn me historinė e monedhės shqiptare dhe programet edukative tė Bankės sė Shqipėrisė.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.