.logoal_copy_1.
   
 

BANKA E SHQIPĖRISĖ

KABINETI I GUVERNATORIT


NJOFTIM PER SHYTP
Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė organizon aktivitetin “Kuriozitete nga Thesari: Arti i kartėmonedhės shqiptare”, nė kuadėr tė Ditės Ndėrkombėtare tė Muzeve


Data e publikimit 19.05.2017


Nė datėn 18 maj 2017, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė organizoi aktivitetin me temė “Kuriozitete nga Thesari: Arti i kartėmonedhės shqiptare”. Ky aktivitet u zhvillua nė kuadėr tė Ditės Ndėrkombėtare tė Muzeve. Ēdo vit, nė kėtė ditė celebrohet pėrmes muzeve kudo nė botė njė tematikė e caktuar nė pėrmbushje tė qėllimit tė pėrbashkėt, atė tė promovimit tė historisė dhe kulturės kombėtare. Pėr vitin 2017, pėr tė gjithė botėn, u zgjodh tema “Muzetė dhe historitė e diskutueshme: Tė shprehėsh tė pathėnat nė muze". Diskutimi mbi tė pathėnat e kartėmonedhės shqiptare ishte pjesė e kėtij diskutimi.

_dsc5806-2 - 498

Nė kėtė ditė, sikurse mijėra muze nė tė gjithė botėn, Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė, qėndroi i hapur pėr tė gjithė vizitorėt e interesuar, duke e pėrmbyllur celebrimin me njė sesion prezantimesh tė organizuar veēanėrisht nė funksion tė temės.

Aktiviteti u ēel nga Zėvendėsguvernatorja e Dytė e Bankės sė Shqipėrisė, zj. Natasha Ahmetaj. Gjatė fjalės sė saj zj. Ahmetaj theksoi se kartėmonedhat e njė vendi janė pjesė e identitetit kombėtar tė tij. “ Pikėrisht pėr tė ndryshuar kėtė kumtim tė dobėt tė mesazhit qė pėrcjellin kartėmonedhat e pėr tė edukuar publikun pėrmes veprave tė artit qė dėshmojnė pjesė tė identitetit tonė kombėtar, shėrbejnė muzetė, shėrbejnė aktivitete si ky, shėrben misioni i forcimit tė ndėrgjegjes kombėtare pėrmes artit tė kartėmonedhės shqiptare. Jo mė kot numizmatėt i shijojnė imazhet dhe ngjyrat e kartėmonedhave. Sepse mbi ato copėza letre, ata janė nė gjendje tė dallojnė edhe epokat, edhe shkallėn e lirisė sociale.” – u shpreh ajo.

Fjala e plotė e Zėvendėsguvernatores

I ftuar i veēantė i kėtij aktiviteti ishte z. Mark Bundy, Menaxher i Vlerėsimit Teknik tė kartėmonedhave nė kompaninė De La Rue, kompani e cila ka realizuar vizatimet e pjesės dėrrmuese tė kartėmonedhave shqiptare tė qarkullimit, si dhe i ka prodhuar ato. Piktori prezantoi pėr tė ftuarit pėrvojėn nė skicimin e kartėmonedhave, teknikat e pėrdorura, si dhe artin e konceptimit, vizatimit dhe mė pas dizenjimit tė kartėmonedhave bashkėkohore, tė ilustruar me foto dhe skica. Gjatė prezantimit tė tij, z. Bundy theksoi se pėr tė ka qenė mjaft mbresėlėnėse njohja me figurat historike tė kombit shqiptar dhe dizenjimi i tyre nė kartėmonedhat shqiptare, duke treguar kėshtu se kontributi qė ata kanė dhėnė nė fushėn ekonomike e social-politike tė vendit, nuk do tė harrohet nga brezat e ardhshėm.

_dsc5924-2 - 498

Mė pas aktiviteti vijoi me prezantimin e mbajtur nga zj. Shpresa Lubonja, Pėrgjegjėse e Zyrės sė Muzeut, me temė “Monedhat pėrkujtimore: mėnyrė pėr promovimin e vlerave historike dhe kombėtare”, duke zbuluar pėr publikun historinė, kuriozitete dhe tė pathėna pėr kėto monedha me vlera tė veēanta.

Aktiviteti vijoi me njė ekspozitė tė pėrkohshme tė skicave, vizatimeve dhe materialeve ndihmėse tė pėrdorura pėr dizenjimin e kartėmonedhave shqiptare.

_dsc5682-2 - 498

Pavarėsisht kontaktit tė pėrditshėm me kartėmonedhat, janė tė paktė ata qė njohin historinė e figurave simbolike tė pasqyruara nė to apo historinė e realizimit tė tyre. Nė kėtė kuadėr, vlerė tė shtuar ka sjellė pa dyshim Muzeu i Bankės sė Shqipėrisė, i cili u inaugurua mė 30 tetor 2015. Nga ky moment, mbi 4000 vizitorė janė njohur mė nga afėr me vlerat historike dhe numizmatike qė monedha mbart, pėrmes ekspozimit tė thesareve, koleksioneve tė monedhave dhe kartėmonedhave, ēeqeve, obligacioneve, letrave me vlerė, bonove lekė, medaljoneve, si dhe objekteve tė tjera muzeore, qė kanė qarkulluar dhe janė pėrdorur nė territoret historike tė vendit, qė nga antikiteti e deri nė ditėt e sotme.

 

 

back
Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.