.logoal_copy_1.
   
 

Ndėrtesa e “ish-hotel “Dajtit””

 

       

 Dy fjalė:

 

 

 

 


Blerja e godinės

Zhvillimet e vrullshme sasiore dhe cilėsore qė kanė shoqėruar aktivitetin e Bankės sė Shqipėrisė kanė bėrė qė kėrkesat pėr hapėsira ndėrtimore pėr tė ushtruar aktivitetin e saj ditor tė rriten nė vazhdimėsi. Ushtrimi i shumė prej funksioneve unike tė pėrfaqėsimit, kėrkesat funksionale gjithnjė e nė rritje, angazhimet e shumta tė Bankės sė Shqipėrisė nė aktivitetet ndėrkombėtare,  kėrkesat e domosdoshme nė teknologjinė e informacionit, dhe njė sėrė arsyesh tė tjera diktonin nevojėn pėr ambiente tė tjera shtesė.

  

 

Nė kėto kushte, blerja e godinės sė ish-Hotel  Dajtit, pėrbėn njė nga lėvizjet strategjike tė Bankės sė Shqipėrisė, pėr njė zgjidhje afat gjatė tė dhe dinjitoze, nė sigurimin e ambienteve tė reja, tė cilat do plotėsojnė mė tej infrastrukturėn qė ofron godina qendrore. Kjo ėshtė njė lėvizje qė do tė ndikojė nė pėrafrimin e Bankės sė Shqipėrisė me Bankėn Qendrore Evropiane.

Pas kėsaj blerjeje mund tė thuhet se tashmė Banka e Shqipėrisė zotėron dy nga godinat me tė spikatura tė qendrės sė Kryeqytetit shqiptar, Tiranės. Ėshtė detyra e saj tashmė qė brenda njė kohe sa mė shpejtė t’i kthejė tė dy godinave shkėlqimin e dikurshėm duke i bėrė ato pjesė tė ēmuara tė trashėgimisė kulturore dhe arkitektonike tė Tiranės.

.shko_lart2.

 

Njė historik i shkurtėr

 

.1_copy_1. E ndėrtuar rreth viteve ’30, nga Gherardo Bosio, njė arkitekt fiorentinas  i shkollės sė “racionalizmit“ tė shekullit XX, dhe e dizenjuar nė detaje nga Gio Ponti, i konsideruar si babai i dizajnit modern evropian, ndėrtesa ndahet nė njė distancė shumė tė shkurtėr  me godinėn qendrore tė Bankės sė Shqipėrisė.

Me sipėrfaqen e saj tė madhe dhe vendndodhjen fizike, ajo plotėson kėrkesat e Bankės sė Shqipėrisė pėr zgjerimin e strukturės, si dhe do t'i vijė mė sė miri nė ndihmė angazhimit tė saj  pėr tė qenė transparente, e hapur dhe sa mė afėr publikut.

.2 me sfondin e vet.
.3.

Nga kėndvėshtrimi historik, hotel “Dajti“ pėr qytetarėt e Tiranės ka qenė njė nga veprat mė tė spikatura dhe njėkohėsisht mė tė lakmuara. Eleganca, pajimet dhe mobilimet e hotelit ishin tė njė niveli tė veēantė, nė pėrputhje me rangun e tij. 

Nė planin rajonal, kjo ndėrtesė ėshtė vlerėsuar pėr shumė kohė si hoteli mė modern i Ballkanit.

.4.
.5.  

 

.shko_lart2.

 

 

 


Rikonstruksioni i godinės

 

Banka e Shqipėrisė, nė kuadrin e restaurimit tė ndėrtesės, ka hartuar planet pėr funksionimin e ndėrtesės nė shėrbim tė veprimtarisė sė saj. Pavarėsisht shkatėrrimit qė ka pėsuar gjatė kėtyre viteve, kėto projekte parashikojnė rikthimin e ndėrtesės nė gjendjen fillestare, ringjalljen e kėtij objekti dhe kthimin e shkėlqimit tė dikurshėm nė funksion tė veprimtarisė sė bankės qendrore.

Vlen tė theksohet se restaurimi do tė kryhet nė pėrputhje me idetė fillestare tė arkitektit Bosio, por natyrisht nė kushtet e shekullit tė ri, pa harruar edhe ambientin e gjelbėruar pėrreth tij.

.6.
.7.

Kjo godinė me bibliotekėn shumė tė pasur tė saj do tė jetė njė dritare e kontaktit tė drejtpėrdrejtė me publikun veēanėrisht mė kėrkuesit, akademikėt, studentėt dhe median.

Me sipėrfaqen e saj tė madhe dhe vendndodhjen fizike, godina plotėson kėrkesat e Bankės sė Shqipėrisė pėr zgjerimin e strukturės.

 


.shko_lart2.

 

 

.decision1. 
Vendimet e Kėshillit Mbikėqyrės
pėr blerjen dhe rikonstruksionin e ish-Hotel Dajtit

 

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.