.logoal_copy_1.
   
 

Nėnshkrimi i koncesionit tė parė pėr krijimin e njė banke kombėtare shqiptare,
4 tetor 1913

Mė shumė se 100 vite tė shkuara, mė 4 tetor 1913, nė emėr tė qeverisė shqiptare, Ismail Qemal Bej Vlora nėnshkroi koncesionin e parė pėr krijimin e njė banke qendrore shqiptare. Nėnshkrues tė tjerė ishin pėrfaqėsuesit e dy prej grupeve financiare mė nė zė tė kohės, pėrkatėsisht Karol Pitner dhe Oskar Pollak tė atij austro-hungarez, dhe Pietro Fenolio e Guido Ansbaher tė grupit italian. Nė Shqipėrinė e trazuar tė atij fillimshekulli, por edhe pėr shkak tė tronditjeve qė do tė vinin shumė shpejt me shpėrthimin e Luftės I Botėrore, Banka Kombėtare e Shqipėrisė nuk mundi tė zhvillojė aktivitet. Por, hartimi i kėtij koncesioni pėr krijimin e “Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė” mbetet njė dokument i rėndėsishėm nė historinė e bankigut qendror shqiptar, njė gur themeli i kėtij institucioni qė, nė konceptin e vet paraqitės, i pėrmbahet tė gjitha standardeve evropiane tė kohės. Jo mė kot, themeluesi i shtetit modern shqiptar, bankėn kombėtare e ka cilėsuar si “...e dyta fitore pas lirisė”. 

Njė nga kujdeset parėsore tė qeverisė shqiptare tė kryesuar nga Ismail Qemal Bej Vlora ishte mėkėmbja e njė banke emetimi dhe krediti nė Shqipėri, e cila ta zhvillonte veprimtarinė e saj nė pėrputhje me normat e bankave kombėtare tė shteteve evropiane. Ismail Qemali e konceptonte Bankėn Kombėtare si njė institucion financiar, i cili duhej tė synonte nė radhė tė parė jo fitimin nė vetvete, por zhvillimin ekonomik tė vendit, kurse fitimin duhej ta realizonte nėpėrmjet zhvillimit ekonomik dhe stabilizimit tė shtetit tė pavarur shqiptar. Krijimi i njė banke tė tillė paraqiste mjaft vėshtirėsi, sidomos pėr faktin se Shqipėria nuk ishte njohur ende si shtet i pavarur nė arenėn ndėrkombėtare. Por, edhe pas kėsaj njohjeje mė 29 korrik 1913, pėrsėri, mungesa e stabilitetit e bėnte tė pamundur krijimin e njė banke me kapital themeltar shqiptar.



.ismail-qemali.

akti-i-koncesise-1_copy_2

.akti-i-koncesise-2.

.akti-i-koncesise-3.

Faqe tė Koncesionit pėr krijimin e Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, me nėnshkrimet e Ismail Qemal bej Vlorės, pesė prej ministrave tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės dhe pėrfaqėsuesve tė grupeve financiare italiane dhe austro-hungareze.


Mė 4 tetor 1913, nga Ismail Qemal Bej Vlora u nėnshkrua ai qė nė aktin zyrtar quhet “akt konqesie” (akt koncensioni). Kjo marrėveshje pėr koncesionin e ngritjes sė Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė me njė kapital prej 10 milionė koronash ose 10,5 milionė liretash, tė formuara nė monedha ari, kishte njė afat 60-vjeēar. Me kėtė koncesion, Banka Kombėtare e Shqipėrisė me kapitalin e pėrbashkėt austro-italian, fitonte tė drejtėn e emetimit tė kartėmonedhave, tė cilat do tė emėrtoheshin nė shqip dhe nė frengjisht, me njė mbulesė ari jo mė pak se 1/3 e kartėmonedhave. Banka do tė ishte i vetmi agjent financiar i qeverisė shqiptare si brenda dhe jashtė vendit. Vetėm ajo kishte tė drejtėn tė tregtonte pėr llogarinė e qeverisė bonot e thesarit dhe letra tė tjera me vlerė tė qeverisė. Nė marrėveshje ajo fitonte gjithashtu tė drejtėn tė kryente disa veprime financiare: shitblerje titujsh, monedhash, metalesh tė ēmuara, mallrash tregtie, pėr llogari tė vet dhe pėr llogari tė tė tjerėve etj. Ajo merrte pėrsipėr pranimin e depozitave dhe dhėnien e kredive pėr shoqėritė dhe ndėrmarrjet tregtare, industriale, financiare e bujqėsore. Banka merrte pėrsipėr, mė nė fund, kryerjen e emetimit tė obligacioneve tė garantuara, si dhe kryerjen e veprimeve hipotekare.

Ismail Qemali ishte i bindur se Banka Kombėtare e Shqipėrisė do t’i shėrbente zhvillimit tė ekonomisė sė vendit dhe konsolidimit tė Pavarėsisė Kombėtare tė Shqipėrisė. Por vėshtirėsitė me tė cilat u ndesh Shqipėria nė atė kohė nuk i krijuan mundėsi praktike Bankės Kombėtare pėr zhvillimin e veprimtarisė sė saj.

Banka Kombėtare e Shqipėrisė u mbyll nė qershor 1914, pa kryer ndonjė veprimtari tė rėndėsishme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.