.logoal_copy_1.
   
 

Pajisjet autentifikuese

 

Pajisjet e autentifikimit ndihmojnė personat qė punojnė me kartėmonedha nė detektimin e falseve, por ato nuk mund tė zėvendėsojnė plotėsisht opinionin e konsideruar nga vetė punonjėsi duke u bazuar nė elementėt e sigurisė sė kartėmonedhave.

Pajisjet e autentifikimit testohen nga Banka e Shqipėrisė pėr tė kontrolluar aftėsinė e pajisjes pėr tė:

  • detektuar saktėsisht kartėmonedhat false tė pėrfshira nė njė tufė testimi tė kartėmonedhave false;
  • identifikuar saktėsisht kartėmonedhat origjinale tė pėrfshira nė njė tufė testimi prej kartėmonedhash origjinale.

Testimi nuk ka pėr qėllim pėrcaktimin nėse njė pajisje ėshtė lehtėsisht e pėrdorshme, e sigurtė, e qėndrueshme, lehtėsisht e riparueshme, etj.

Kėto teste ofrohen vetėm pėr ato pajisje tė cilat janė auto-detektuese. Pajisjet auto-detektuese janė ato pajisje qė tregojnė me anė tė njė sinjali viziv, akustik, ose tė shfaqur me tekst, nėse kartėmonedha e kontrolluar rezulton origjinale ose jo.

Nė procesin e testimit nuk pėrfshin pajisjet e mėposhtme tė trajtimit tė kartėmonedhave:

  1. Pajisjet ndihmėse siē janė lentet zmadhuese dhe llampat ultraviolet, tė cilat nuk japin automatikisht rezultatin e kontrollit pėr autenticitet dhe nė kėtė mėnyrė kėrkojnė pėrdoruesin qė tė vendosė nėse kartėmonedha e kontrolluar ėshtė origjinale.
  2. Makineritė e trajtimit tė kartėmonedhės.

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.