.logoal_copy_1.
   
 

Paketa e deeuroizimit

 

Prania e euroizimit nė sistemin financiar dhe mė gjerė nė ekonomi, ka ndikime tė rėndėsishme pėr efektivitetin e politikave ekonomike.

Nė drejtim tė politikave makroekonomike, niveli i lartė i euroizimit ndikon nė uljen e efektivitetit tė politikės monetare; kufizon rolin e kursit tė lirė tė kėmbimit si njė stabilizues automatik nė rastin e goditjeve makroekonomike, nė kushtet e ndjeshmėrisė mė tė lartė tė subjekteve ekonomike ndaj luhatjeve tė mėdha tė kursit tė kėmbimit; dhe cenon efektivitetin e politikės fiskale pėrmes rritjes sė mundshme tė kostos sė shėrbimit tė borxhit dhe ndryshimit tė padėshiruar strukturės sė tij. Gjithashtu, niveli i lartė i euroizimit shoqėrohet zakonisht me kosto pėr bankėn qendrore nė formėn e kostos oportune pėr mbajtjen e njė niveli relativisht mė tė lartė tė rezervave valutore, si edhe pėr humbjen e tė ardhurave (senjorazh) qė shoqėrojnė zėvendėsimin e monedhės vendase nga ajo e huaj.

Nė drejtim tė stabilitetit financiar, euroizimi rrit ekspozimin e sistemit financiar dhe tė operatorėve ekonomikė ndaj zhvillimeve tė pafavorshme nė kursin e kėmbimit dhe ndaj situatave tė stresit tė likuiditetit nė valutė.

Procesi i zgjerimit tė pėrdorimit tė monedhės kombėtare nė sistemin financiar dhe nė ekonomi, (deeuroizimi) nuk ėshtė njė objektiv vetėm pėr sistemin financiar, pėr sa kohė qė pėrdorimi i valutės nga publiku nė transaksionet e ndryshme, mbetet i gjerė. Pėr kėtė arsye, qasja pėr deeuroizimin duhet tė jetė gjithėpėrfshirėse ku edhe autoritetet e tjera tė vendit mund tė identifikojnė dhe tė ndėrmarrin masa tė caktuara qė cilat nxisin publikun dhe agjentėt ekonomikė tė rrisin shkallėn e pėrdorimit tė monedhės kombetare nė transaksionet e tyre.

Pėr kėtė qėllim, ėshtė realizuar Memorandumi i Bashkėpunimit ku Banka e Shqipėrisė, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikėqyrjes Financiare janė angazhuar qė brenda fushave pėrkatėse tė kompetencės dhe nė mėnyrė sa mė tė harmonizuar, tė identifikojnė veprimet e nevojshme nė drejtim tė deeuroizimit mė tė pėrgjithshėm ekonomik, duke pėrfshirė edhe komunikimin me publikun.

Dokumenti pėrmban edhe mekanizma monitorues pėr tė vlerėsuar dhe raportuar rregullisht mbi efektin qė mund tė kenė masat e ndėrmarra nga autoritetet nė tregues tė ndryshėm financiarė dhe ekonomikė.

Nė kėtė rubrikė, paraqiten veprimet e Bankės sė Shqipėrisė, nė kuadėr tė strategjisė sė deeuroizimit.

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.