.logoal_copy_1.
   
 

SEMINARET E MĖSUESVE TĖ LĖNDĖS SĖ EKONOMISĖ TĖ SHKOLLAVE TĖ MESME: KORĒĖ, SHKODĖR DHE GJIROKASTĖR

Tė zhvilluara mė parė nė Tiranė dhe Vlorė, gjatė vitit shkollor 2008-2009, seminaret e trajnimit nė kuadėr tė programit tė edukimit “Banka qendrore nė jetėn e pėrditshme” pėrfshinė pėr herė tė parė edhe mėsuesit e Korēės nė datat 10-13 shkurt 2009, tė Shkodrės nė datat 10-13 mars 2009 si dhe mėsuesit e Gjirokastrės mė 24-27 mars 2009. Seminaret u organizuan nga Banka e Shqipėrisė nė bashkėpunim me Drejtoritė Arsimore Rajonale tė rretheve pėrkatėse dhe u ndoqėn me interes nga rreth 60 mėsues tė lėndės sė ekonomisė sė zbatuar nė shkollat e mesme publike dhe private tė kėtyre qyteteve dhe fshatrave pėrreth.

Nėpėrmjet njė programi tė pėrafėrt, mėsuesit pjesėmarrės u njohėn mė nga afėr me institucionin dhe funksionet e bankės qendrore, rolin e saj nė ekonomi dhe ndikimin nė jetėn e pėrditshme tė secilit prej nesh, por edhe me argumente tė tjera nga fushat e ekonomisė, financės dhe bankingut tregtar. Pėrveē mundėsisė sė njė diskutimi tė drejtpėrdrejtė me specialistė tė bankės qendrore mbi paqartėsi tė mundshme tė hasura gjatė mėsimdhėnies, kėto seminare shėrbyen edhe si njė hap parapėrgatitor drejt konkursit “Vlera e Vėrtetė e Parasė”.

seminaret e mesuesve 09

Programi i seminareve tė mėsuesve tė rretheve Korēė, Shkodėr dhe Gjirokastėr:

Nr.

Tematika

1.

Ē’ėshtė politika monetare: regjimet e ndryshme tė saj.

2.

Instrumentet e politikės monetare.

3.

Inflacioni dhe stabiliteti i ēmimeve nė ekonomi.

4.

Bankat, funksionet dhe dobishmėria e tyre.

5.

Sistemi bankar shqiptar. Mbikėqyrja e tij dhe transparenca me klientin.

6.

Regjistri i kredive.

7.

Instrumentet e pagesave elektronike dhe pėrgjegjėsia e Bankės sė Shqipėrisė pėr kryerjen e pagesave nė lekė.

8.

Emetimi i kartėmonedhės – funksioni mė i vjetėr i bankave qendrore.

Elemente tė sigurisė (lekė, euro).

9.

Kursi i Kėmbimit: Si e ndikojmė me sjelljen tonė dhe si na ndikon nė vendimet tona tė pėrditshme?

10.

Stabiliteti financiar dhe roli i Bankės sė Shqipėrisė nė ruajtjen e tij.

11.

Roli i edukimit financiar nė jetėn e pėrditshme.

 

Pėr informacione tė mėtejshme lidhur me mėnyrėn e aplikimit pėr tė marrė pjesė nė kėto seminare ose mbi datat e sakta tė seminareve tė ardhshme, jeni tė lutur tė kontaktoni me Sektorin e Botimeve pranė Departamentit tė Marrėdhėnieve me Jashtė, Integrimit Evropian dhe Komunikimit nė numrat e telefonit 04 2222 152/3 ext. 2270 ose nėpėrmjet adresės e-mail public@bankofalbania.org.

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.