.logoal_copy_1.
   
 

Qendra e Emisionit tė Monedhės

 

.godina e emisionit.

Nė kuadėr tė pėrmirėsimit tė standardeve infrastrukturore dhe teknologjike, Banka e Shqipėrisė, nė datėn 26 tetor 2012 inauguroi godinėn e re tė Qendrės sė Emisionit tė Monedhės.  

Ndėrtesa e Qendrės sė Emisionit tė Monedhės ėshtė ndėrtuar nė frymėn e njė arkitekture moderne, ku spikasin dy skajet rrethore tė saj tė cilat simbolizojnė monedhėn.  

Kjo qendėr karakterizohet nga njė nivel i lartė infrastrukture dhe ėshtė e pajisur me sisteme teknologjie tė pėrparuara qė do tė pėrdoren pėr pėrpunimin e parasė.

Duke shfrytėzuar facilitetet e ofruara nga ndėrtesa e re, ky proces do tė kryhet me sisteme tė automatizuar tė shpejtėsisė sė lartė, duke garantuar kontroll tė shpejtė tė monedhės pėrsa i pėrket autenticitetit, gjendjes fizike dhe sigurisė sė saj.

Nė kėtė qendėr ėshtė duke u ngritur dhe njė laborator modern si pjesė e Qendrės Kombėtare tė Analizės. Nėpėrmjet kėtij laboratori, Qendra Kombėtare e Analizės do tė mund tė kryejė ekspertime profesionale, duke analizuar nė detaje karakteristikat dhe elementėt teknikė tė kartėmonedhave dhe monedhave metalike tė dyshuara si tė falsifikuara. Laboratori bashkėkohor nuk do tė ndihmojė vetėm nė forcimin e luftės ndaj falsifikimit dhe rritjen e sigurisė sė parasė shqiptare, por njėkohėsisht do tė plotėsojė dhe njė angazhim tė shtetit shqiptar nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit.

.godina e emisionit_small. 
Qendra e Emisionit tė Monedhės
Ceremonia e inaugurimit
Editorial i Buletinit tė BSH

 

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.