.logoal_copy_1.
   
 

Rreth Komitetit Kombėtar tė Sistemit tė Pagesave

 

Qėllimi i aktiviteteve tė Komitetit:

Komiteti Kombėtar i Sistemit tė Pagesave ushtron funksionet e mėposhtme:

  • kėshillon kryesisht organet vendimmarrėse tė Bankės sė Shqipėrisė pėr ēėshtje tė sistemit tė pagesave dhe tė pėrdorimit tė instrumenteve tė pagesave;
  • kėshillon organet vendimmarrėse tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare pėr ēėshtje tė licencimit dhe tė mbikėqyrjes sė sistemit tė shlyerjes sė titujve dhe tė shtėpisė sė klerimit tė titujve;
  • kėshillon institucionet pjesėmarrėse pėr ēėshtje tė sistemit tė pagesave dhe tė pėrdorimit tė instrumenteve tė pagesave;
  • kėshillon institucionet pjesėmarrėse me qėllim promovimin dhe standardizimin e procedurave dhe sistemeve tė pagesave.

Pėr tė arritur objektivat e tij, Komiteti ndėrmerr aktivitetet e mėposhtme:

  • harton pozicione tė pėrbashkėta, deklarata dhe udhėzime, me aktorėt e tregut, pėr ēėshtje strategjike tė sistemeve tė pagesave dhe tė shlyerjes; 
  • nxit dhe lehtėson bashkėpunimin e nevojshėm ndėrmjet palėve tė interesuara nė fushėn e sistemit tė pagesave dhe infrastrukturės sė tregjeve financiare;
  • identifikon nevojat infrastrukturore dhe juridike nė fushėn e sistemit tė pagesave duke dhėnė rekomandime/sugjerime, si dhe sipas rastit ngre grupe pune, tė cilat mbėshtesin procesin vendimmarrės tė Komitetit pėr kėto qėllime;
  • analizon dhe diskuton inovacionet dhe praktikat/standardet mė tė mira ndėrkombėtare nė fushėn e sistemit tė pagesave duke vlerėsuar rast pas rasti mundėsinė e zbatimit tė tyre nė tregun shqiptar, si dhe ndikimet qė krijohen nė treg nga implementimi i tyre;
  • informon dhe diskuton me institucionet pjesėmarrėse, si dhe me aktorėt e tregut financiar, mbi tė rejat e fundit nė fushėn e pėrafrimit tė legjislacionit tė Bashkimit Evropian;
  • harton politika/strategji me qėllim qė tė mbėshtesė rritjen e sigurisė, qėndrueshmėrisė dhe efikasitetit tė sistemit kombėtar tė pagesave nė Shqipėri, duke pėrcaktuar objektivat dhe duke monitoruar dhe vlerėsuar ndikimin qė ato kanė nė treg, si dhe zbatimin e tyre; dhe
  • bashkėpunon, direkt apo indirekt, me autoritete vendase apo tė huaja, me qėllim shkėmbimin e informacioneve apo bashkėrendimin e veprimtarive qė lidhen me fushėn e sistemit tė pagesave nė bazė tė memorandumeve tė bashkėpunimit tė lidhura me kėto autoritete.

Komiteti pėrgatit dhe publikon nė faqen zyrtare tė internetit tė Bankės sė Shqipėrisė njė informacion pėrmbledhės tė veprimtarisė sė tij bazuar nė mbledhjet e kryera.

Dokumente:

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.