.logoal_copy_1.
   
 

Seminare dhe trajnime pėr gazetarėt

 

Pėr tė ndihmuar nė krijimin e njė kulture tė pėrgjithshme ekonomike nė vend, Banka e Shqipėrisė punon pėr vendosjen e urave efektive tė komunikimit me grupe tė caktuara interesi. Njė nga format e zgjedhura pėr arritjen e kėtij qėllimi janė edhe seminaret dhe trajnimet periodike, qė Banka organizon pėr njohjen e publikut me institucionin e bankės qendrore dhe me argumente tė tjera tė natyrės ekonomiko-financiare.

Nė kėndvėshtrimin e Bankės sė Shqipėrisė, mediat pėrfaqėsojnė njė nga pėrēuesit kryesorė tė informacionit mbi tregjet financiare dhe gjendjen ekonomike nė shoqėri. Pėr kėtė arsye, duke filluar nga viti 2003, Banka ka konsoliduar traditėn e zhvillimit tė seminareve trajnuese pėr gazetarėt ekonomikė tė medias sė shkruar dhe asaj elektronike. Me anė tė kėtyre seminareve, synohet tė rritet shkalla e njohjes sė funksioneve tė Bankės sė Shqipėrisė nga pėrfaqėsuesit e mediave, nė mėnyrė qė pėrēimi nė publik i vendimeve tė bankės qendrore dhe interpretimi i tyre tė jetė sa mė i drejtė, i saktė dhe tė mos lėrė vend pėr keqkuptime.

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.