.logoal_copy_1.
   
 

Sistemi i pagesave

.sistemi-i-pagesave_copy_2.

 

Sistemet e pagesave janė njė pjesė e rėndėsishme e ekonomisė dhe e sistemit financiar. Realizimi i shpejtė dhe i besueshėm i pagesave ndėrmjet njėsive tė ndryshme ekonomike, nxit ecurinė e qetė tė ekonomisė. Pėr kėtė, Banka e Shqipėrisė ka pėr detyrė tė garantojė funksionimin normal tė sistemit tė pagesave.

Pėr tė pėrmbushur kėtė detyrė, Banka e Shqipėrisė administron dhe rregullon dy sisteme pagesash ndėrbankare, tė cilat pėrbėjnė infrastrukturėn bazė pėr pagesat nė vend dhe pėr lidhjen me sistemet ndėrkombėtare tė pagesave.

Mė konkretisht, kėto dy sisteme janė:

  • AIPS (Albanian Interbank Payment System), i cili ekzekuton shlyerjen bruto nė kohė reale tė tė gjitha pagesave me vlerė tė madhe brenda territorit tė Shqipėrisė, nė mėnyrė tė pakthyeshme dhe tė pakushtėzuar.
  • AECH (Albanian Electronic Clearing House), i cili mundėson shlyerjen me bazė neto tė tė gjitha pagesave me vlerė tė vogėl, tė kanalizuara nė mėnyrė elektronike nė sistem nga bankat, nė orare tė pėrcaktuara. Sistemi i kryqėzimit tė pagesave me vlerė tė vogėl ėshtė plotėsisht i integruar me atė ndėrbankar tė pagesave (AIPS).

Tė dyja kėto sisteme janė pronė e Bankės sė Shqipėrisė, e cila luan rolin e ndėrmjetėsit nė klerimin dhe nė shlyerjen e pagesave ndėrbankare.

 

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.