.logoal_copy_1.
   
 

Strukturat vlerėsuese nė Bankėn e Shqipėrisė 

Strukturat qė vlerėsojnė stabilitetin e sistemit financiar nė Bankėn e Shqipėrisė janė:

 

Departamenti i Stabilitetit Financiar

Nė mėnyrė qė tė realizojė rolin e Bankės sė Shqipėrisė nė drejtim tė ruajtjes sė stabilitetit tė sistemit financiar, me vendimin nr.52, datė 26.09.2007, Kėshilli Mbikėqyrės ka miratuar krijimin e Departamentit tė Stabilitetit Financiar (DSF). Ky departament ka pėr qėllim vlerėsimin e qėndrueshmėrisė sė sistemit financiar, nėpėrmjet zbatimit tė metodave tė ndryshme dhe realizimit tė analizave, nė tė cilat pėrcaktohet lloji dhe madhėsia e rreziqeve sistemike qė i kanosen sistemit financiar dhe infrastrukturės sė tij, si rezultat i zhvillimeve qė ndodhin nė tregjet financiare dhe nė pjesėmarrėsit e tyre.

Pėr realizimin e qėllimit te tij, Departamenti i Stabilitetit Financiar mbledh dhe analizon tė dhėna, si dhe pėrgatit informacione nė lidhje me vlerėsimin e rreziqeve kryesore tė sistemit financiar, propozon pranė Administratorėve tė Bankės sė Shqipėrisė, Komitetit Kėshillimor tė Stabilitetit Financiar dhe Kėshillit Mbikėqyrės veprimet e nevojshme, si edhe pėrgatit pėr publikim dokumente tė cilat shprehin qėndrimin e Bankės sė Shqipėrisė ndaj ēėshtjeve tė stabilitetit tė sistemit financiar.

Produktet kryesore periodike tė publikuara nga Departamenti i Stabilitetit Financiar janė:

Mė shumė pėr DSF

 

Komiteti Kėshillimor i Stabilitetit Financiar

Me vendimin nr.79, datė 12.12.2007, Kėshilli Mbikėqyrės ka miratuar krijimin e Komitetit Kėshillimor tė Stabilitetit Financiar. Komiteti, nėpėrmjet veprimtarisė sė tij, ka si qėllim tė pėrmirėsojė nė vazhdimėsi cilėsinė e analizės dhe tė vendimmarrjes sė Bankės nėpėrmjet kėshillimit tė organeve drejtuese tė saj, pėr ēėshtje qė lidhen me stabilitetin financiar.

Komiteti, nė funksion tė qėllimit tė tij, ushtron funksionet e mėposhtme:

  • shqyrton dhe vlerėson nė mėnyrė tė vazhdueshme politikat e Bankės nė lidhje me stabilitetin financiar dhe mbikėqyrjen e sistemit bankar, gjendjen e stabilitetit tė sistemit financiar dhe veprimet e Bankės e tė autoriteteve tė tjera pėr ruajtjen e tij, nivelet e rrezikut nė sistemin financiar dhe masat pėr administrimin e tij;
  • formulon rekomandime pėr Kėshillin Mbikėqyres dhe per administratorėt e Bankės, pėr ēėshtje tė stabilitetit financiar dhe veprime tė caktuara nė kėtė drejtim, nėpėrmjet paraqitjes sė konkluzioneve tė mbledhjeve tė tij; si edhe,
  • shėrben si njė instrument pėr tė harmonizuar rolin dhe veprimet e Bankės nė kėtė kuadėr, me institucione tė tjera. 

 

  Mė shumė pėr KKSF

Strukturat ndėrinstitucionale

 

Grupi Kėshillimor i Stabilitetit Financiar

Grupi Kėshillimor i Stabilitetit Financiar (GKSF) ėshtė krijuar nė zbatim tė pėrcaktimeve tė nenit 30 tė ligjit nr. 9572, datė 03.07.2006 “Pėr Autoritetin e Mbikėqyrjes Financiare”. Antarėt e GKSF janė Ministri i Financave (qė kryeson mbledhjet e GKSF), Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė dhe Kryetari i Bordit tė Autoritetit tė Mbikėqyrjes Financiare. Me ftesė tė GKSF, nė mbledhjet e tij mund tė marrin pjesė edhe persona tė tjerė.

GKSF ėshtė njė njėsi kėshilluese,  e cila, sipas nenit 30, pika 3 tė ligjit tė mėsipėrm, “ asiston nė ruajtjen, stabilitetin dhe zhvillimin e tregjeve financiare nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Nė muajin mars 2014, anėtarėt e GKSF sė bashku me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Agjencisė sė Sigurimit tė Depozitave, miratuan ndryshimet ne  memorandumin e mirėkuptimit (tė muaji shkurt 2012) nė mėnyrė qė tė fokusojne dhe te mbeshtesin me mire punėn e GKSF nė ēėshtjet e stabilitetit tė sistemit financiar. Nė kėtė kuadėr, nė vijim puna e GKSF do tė fokusohet ne parandalimin dhe trajtimin e rreziqeve sistemike per sistemin financiar.

 

Njoftime pėr shtyp tė mbledhjeve tė GKSF (nė pdf):

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.