.logoal_copy_1.
   
 

Konkursi i Bankės sė Shqipėrisė pėr shkollat e mesme

"Vlera e Vėrtetė e Parasė!"

Konkursi “Vlera e Vėrtetė e Parasė” ėshtė njė sfidė midis ekipeve tė shkollave tė mesme tė njė rrethi, mbi njohuritė e tyre pėr Bankėn e Shqipėrisė, politikėn e saj monetare, instrumentet qė ajo pėrdor si dhe ndikimin e vendimeve tė bankės qendrore nė ekonominė e vendit. Tė pėrfaqėsuara nga skuadra prej tre nxėnėsish tė vitit tė tretė, shkollat e mesme vihen pėrballė njė serie pyetjesh tė drejtuara nga Juria e pėrbėrė nga drejtues tė Bankės sė Shqipėrisė dhe vlerėsohen jo vetėm mbi njohuritė e tyre, por edhe mbi aftėsitė analitike tė argumentimit tė pėrgjigjeve dhe punės nė grup.

Me organizimin e njė konkursi tė tillė, Banka e Shqipėrisė synon tė ngacmojė me njė mėnyrė sfiduese, kuriozitetin e gjimnazistėve pėr njė argument jo aq “argėtues”, siē mund tė jetė bankingu qendror. Duke i vėnė nė pozitat e Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės Qendrore, konkursi fton nxėnėsit tė njohin nga afėr punėn e tij pėr arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit tė ēmimeve nė vend, si dhe synon tė nxisė interesin e brezit tė ri pėr studime universitare dhe pasuniversitare nė lėndėt e ekonomisė, biznesit dhe financės.

konkursi 162 konkurėsi vlorė


Fillimisht, ky konkurs u zhvillua pėr shkollat e mesme tė kryeqytetit gjatė datave 2, 4 dhe 25 prill 2008, ku morėn pjesė njėzet shkolla, publike dhe jopublike. Ndėrkohė, pėr vitin shkollor 2008-2009 “Vlera e Vėrtetė e Parasė” ėshtė organizuar nė Vlorė, Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr dhe Tiranė.

 

Rregullat e zhvillimit tė konkursit (Albanian only)

Material pėrgatitor pėr konkursin (Albanian only)

 

Konkursi "Vlera e Vėrtetė e Parasė":

 

Broshura:

Copyright © 2004-2017 Banka e Shqipėrisė. Tė gjitha tė drejtat tė rezervuara.