Botime të veçanta

 

09.11.2020
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2019
Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2019. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.

08.05.2020
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2018
Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2018. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.

21.02.2020
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2020-2022

Strategjia Afatmesme 2020–2022 ofron udhëzime gjithëpërfshirëse dhe shërben si një udhërrëfyes për aktivitetet e Bankës së Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, duke identifikuar përparësitë dhe zhvillimet. Strategjia shërben gjithashtu si një kornizë e përgjithshme dhe udhëzues për përgatitjen e tre viteve të buxhetit, duke përdorur qasjen e menaxhimit të bazuar në rezultate. Buxheti për secilin vit do të zhvillohet mbi bazën e objektivave afatmesëm 2020–2022.

Faqe 1 nga 1