Kursi zyrtar i këmbimit

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

Banka e Shqipërisë llogarit kursin zyrtar të këmbimit  si dhe vlerën  mesatare të çmimeve të blerjes (bid price) dhe të shitjes (ask price) për monedhat e euros dhe dollarit amerikan, bazuar në kuotime të standardizuara të pjesëmarrësve, në tregun ndërbankar, gjatë  intervalit kohor 11.30-12.00. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.

Përditesimi i fundit: 26.04.2024  12:28:22
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 93.98 -0.01
Euro EUR 100.86 +0.05
Poundi Britanik GBP 117.56 -0.12
Franga Zvicerane CHF 103.04 +0.03
Jeni Japonez (100) JPY 59.99 -0.40
Dollari Australian AUD 61.43 +0.10
Dollari Kanadez CAD 68.85 +0.11
Korona Suedeze SEK 8.64 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.56 -0.02
Korona Daneze DKK 13.52 0.00
SDR SDR 125.57 -0.01
Ari(OZ 1) XAU 220691.35 +2,184.34
Argjend(OZ 1) XAG 2596.81 +24.05
Juani Kinez (onshore) CNY 12.97 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 12.94 0.00
Lira Turke TRY 2.88 -0.03

Përditesimi i fundit: 15.04.2024  12:29:25
Monedha Lekë për njësi të monedhës së huaj
Leva Bullgare BGN 51.55 -1.06
Forinta Hungareze (100) HUF 25.62 -0.52
Rubla Ruse (100) RUB 101.10 -2.10
Kuna Kroate HRK 0.00 0.00
Korona Çeke CZK 3.98 -0.09
Denari Maqedonas MKD 1.64 -0.04


Përditesimi i fundit: 26.04.2024  12:28:22
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Monedha Mesatarja e çmimit në blerje (Bid) Mesatarja e çmimit në shitje (Ask)
Dollar Amerikan USD 93.48 +0.02 94.48 -0.01
Euro EUR 100.46 +0.08 101.27 +0.05

Kërko sipas periudhës dhe monedhës
-

Lista e bankave pjesëmarrëse në Fiks

  1. BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE SH.A.
  2. BANKA CREDINS SH.A.
  3. BANKA E PARE E INVESTIMEVE, ALBANIA SH.A.
  4. BANKA INTESA SANPAOLO ALBANIA SH.A.
  5. BANKA KOMBETARE TREGTARE SH.A.
  6. BANKA OTP ALBANIA SH.A.
  7. BANKA PROCREDIT SH.A.
  8. BANKA RAIFFEISEN SH.A.
  9. BANKA TIRANA SH.A.
  10. BANKA UNION SH.A.

Lista e bankave pjesëmarrëse në procesin e Fiksit është rishikuar në Janar 2024.