50 Lekë "Objekte të trashëgimisë kulturore (Kostumet Popullore)", viti 2004, pa kurs ligjor

Vlera emërore 50 Lekë
Materiali Cu75Ni25
Pesha 5. 5 g
Diametri 24. 25 mm
Tirazhi 200 000
Forma e dhëmbëzuar
Autori Artan Peqini
Vendi i prodhimit Polish State Mint (Mennica Panstwowa SA), Poloni

 


Faqe: Në qendër të monedhës ravijëzohet imazhi i një burri me pushkë dhe fustanellë (kostumin popullor, tradicional shqiptar). Ky imazh është përftuar nga një gravurë historike e shekullit XIX, periudhë në të cilën ky kostum përdorej në të gjithë trevat Shqipëtare. "Pushka e gjatë shqiptare" njihet si e tillë dhe është përmendur në shumë dokumente historike të shekullit XVIII, nga autorët Poucqueville dhe T. Ipen, etj.. Ndërkombëtarisht, njihet me emrin "Le long fusil albanais".

Shpinë: Në qendër të monedhës paraqiten dekoracione si dhe stilizime të etnografisë shqiptare. Në hark poshtë ka të shkruar "SHQIPËRI - ALBANIA 2004".