Rregullore 59/2022 ”Për krahasueshmërinë e tarifave të lidhura me llogaritë e pagesave dhe për shërbimin e transferimit të llogarive të pagesave”, version i integruar

Tipi: Rregullore
Miratoi: Këshill Mbikëqyrës
Numer: 59
Data: 21.12.2022
Hyn në fuqi: 29.05.2024
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 14.05.2024
Kategoria: Mbikëqyrje
Departamenti: Mbikëqyrje Bankare

Objekti i kësaj rregulloreje është:

a) përcaktimi i kërkesave për krahasueshmërinë dhe transparencën e tarifave që u ngarkohen konsumatorëve në llogaritë e tyre të pagesave dhe i kërkesave për transferimin e llogarive të pagesave ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave;

b) përcaktimi i kërkesave për krahasueshmërinë dhe transparencën e tarifave që u ngarkohen konsumatorëve në llogaritë e tyre të pagesave me shërbime bazike dhe i kërkesave për transferimin e llogarive të pagesave me shërbime bazike ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave; si dhe

c) përcaktimi i metodologjisë së përllogaritjes së tarifës së arsyeshme për shërbimet e ofruara në llogarinë e pagesave me shërbime bazike.