Ligj nr. 100, datë 14.12.2023 ''Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike''

Tipi: Ligj
Miratoi: Kuvendi i Shqipërisë
Numer: 100
Data: 14.12.2023
Hyn në fuqi: 03.04.2024
Botuar në: Fletore Zyrtare
në datën: 03.01.2024
Kategoria: Të tjera
Departamenti: Pa Përcaktuar

Ky ligj përcakton rregullat dhe kushtet për hapjen dhe përdorimin e llogarisë së pagesave me shërbime bazike për konsumatorët dhe rezidentët në Republikën e Shqipërisë dhe veçanërisht, për individët të cilët nuk zotërojnë llogari bankare, pa kosto ose me kosto të përballueshme prej tyre, duke garantuar dhe mundësuar të drejtën e çdo konsumatori, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe historikut të aftësisë paguese, për të pasur akses në shërbimet bazë të llogarisë së pagesës.

Ligji garanton të drejtën për akses në një llogari pagese me shërbime bazike për konsumatorët, si një mjet i domosdoshëm për të mundësuar pjesëmarrjen e konsumatorëve në tregun financiar, dhe synon nxitjen dhe rritjen e përfshirjes financiare nëpërmjet krijimit të lehtësirave për kategori konsumatorësh, të cilët kanë vështirësi apo pamundësi për hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash në banka, për shkak të kostove që ajo mbart.