BANKA E SHQIPËRISË

NJOFTIM PËR SHTYP
Pyetje-përgjigjet e konferencës për shtyp, 28.12.2011

Data e publikimit: 29.12.2011

 

Sa e parashikoni rritjen ekonomike për vitin 2011 dhe a do të jetë kjo rritje për vitin e ardhshëm 4.3%, aq sa e është parashikuar në buxhetin e shtetit? 

Shpresoj që ke marrë informacionin e duhur nga deklarata e Bankës së Shqipërisë në lidhje me zhvillimet ekonomike në vend për vitin 2011 dhe perspektivat për vitin 2012. Banka e Shqipërisë me informacionin paraprak, them paraprak pasi është e rëndësishme që të marrin informacionin e funditvitit, gjykon se rritja ekonomike për 2012 ka gjasa të jetë në përputhje me rritjen ekonomike të vitit 2011 dhe kryesisht me zhvillimet e tremujorit të parë të tij.