BANKA E SHQIPËRISË

FTESË PËR MEDIAT
Konferencë për shtyp me rastin e vizitës së zj. Laura Kodres, Zëvendësshefe e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar

Data e publikimit: 12.12.2005

 

Në datat 14-15 dhjetor, zj. Laura Kodres, Zëvendësshefe për Programin e Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP - Financial Sector Assessment Program) do të bëjë një vizitë në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, zj. Laura Kodres do të zhvillojë takime me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani, me Ministrin e Financave, z. Ridvan Bode, si dhe me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Financave.

Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar është një program i përbashkët i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Ky program përpilohet që prej vitit 1999 dhe ka qëllim t'u sigurojë vendeve përkatëse një opinion vlerësues mbi ecurinë e sektorit financiar dhe mbi zbatimin e standardeve dhe kodeve ndërkombëtare.

Në përfundim të kësaj vizite, do të organizohet një konferencë e përbashkët për shtyp e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Ardian Fullani dhe zj. Laura Kodres, ku do të jenë të pranishëm edhe Ministri i Financave, z. Ridvan Bode dhe përfaqësuesja e FMN-së në Shqipëri, zj. Ann Margret Westin.

Konferenca do të zhvillohet në Hotel Tirana International, ora 11.00, datë 15 dhjetor 2005, dhe synon të japë një informacion më të gjerë mbi qëllimin e Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar. Në fund të konferencës për shtyp, të pranishmit do t'iu përgjigjen pyetjeve të gazetarëve.