BANKA E SHQIPËRISË

SQARIM
Mbi artikullin e botuar në Gazetën Shqiptare të datës 16 dhjetor 2005

Data e publikimit: 16.12.2005

 

Në lidhje me artikullin e botuar në gazetën tuaj "Banka qendrore, e varur nga politika, të datës 16 Dhjetor 2005, donim të sqaronim atë që duket së është një keqinterpretim. Znj. Laura Kodres, zv/shefe e FMN-së e skuadrës së FSAP-it për Shqipërisë, nuk tha se FMN-ja ka konstatuar raste të ndërhyrjes së politikës në vendim-marrjen e politikës monetare. Në fakt, e pyetur nga gazetarët, ajo ju përgjigj qartazi negativisht kësaj pyetje. Ne gjejmë që artikulli e ka pasqyruar ndryshe deklaratën e saj.

Ajo që FSAP-i ka rekomanduar është që të bëhet një rregullim ligjor për të parandaluar me ligj çdo rast të konfliktit të interesit për anëtarët e këshillit mbikqyrës. FMN-ja është angazhuar të asistojë Bankën e Shqipërisë në hartimin dhe zhvillimin e këtyre rregullimeve ligjore. Në përputhje me standartet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira, një rregullim i ngjashëm ligjor duhet të sigurojnë që të gjitha llojet e konfliktit të interesit të hiqen ose parandalohen gjithashtu në rastin e agjencive mbikqyrëse të institucioneve jo-bankare.

Sinqerisht,

Ann-Margret Westin
Përfaqësuese e Përhershme
Misioni i FMN-së në Shqipëri