Sistemet e pagesave

Një nga detyrat kryesore të Bankës së Shqipërisë është të nxisë dhe të garantojë funksionimin normal të sistemit kombëtar të pagesave, me qëllim funksionimin efektiv të sistemit financiar.

Për përmbushjen e këtij objektivi, Banka e Shqipërisë, është e përfshirë në tre role të ndryshme:

         - Në rolin operacional
Banka e Shqipërisë administron ofron infrastrukturën e nevojshme për shlyerjen e pagesave; administron dhe operon një sistem për shlyerjen në kohë reale të pagesave me vlera të mëdha në monedhën kombëtare (AIPS -sistemit ndërbankarë të pagesave me vlera të mëdha), si dhe  një sistem për klerimin dhe shlyerjen automatike të pagesave me vlera të vogla në monedhën kombëtare (AECH - sistemit të klerimit të pagesave me vlerë të vogël);

        - Në rolin e mbikëqyrjes
Banka e Shqipërisë përcakton rregullat dhe procedurat, si dhe vendos standardet për të nxitur një sistem pagesash të sigurt dhe eficient për procesimin e transaksioneve në lekë.

        - Në rolin e një katalizatori
Banka e Shqipërisë nxit dhe promovon eficiencën në përdorimin e instrumenteve dhe të sistemeve të pagesave.

Për më shumë