Botime të veçanta

 

21.02.2019
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2017
Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2017. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.

20.02.2019
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2016
Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2016. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.

16.08.2018
Studime mbi sistemin bankar dhe zhvillimin ekonomik (Ideuar dhe përmbledhur nga: Gent Sejko)
Ky vëllim i edituar sjell për lexuesit një grup materialesh studimore të kryera nga stafi i Bankës së Shqipërisë me fokus aktivitetin bankar në ndërmjetësimin financiar dhe rolin e tij në ekonominë shqiptare. Kjo përmbledhje vjen në duart e publikut për të sjellë fakte dhe rezultate mbi çështje që lidhen me sistemin bankar dhe ndërlidhjen e tij me ekonominë në tërësi. Materialet përfaqësojnë rezultate të punës rigoroze dhe kërkimit shkencor të Bankës së Shqipërisë në këto drejtime përgjatë 10 viteve të fundit.

14.06.2018
Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

Në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave, ju vjen në duar botimi me titull “Remitancat: Një mbështetje për zhvillim”. Ndonëse ndër vite, Banka e Shqipërisë ka kryer dhe publikuar studime të ndryshme për remitancat, sot ju sjellim për herë të parë një botim të gjithin dedikuar remitancave, për të theksuar se remitancat dhe rëndësia e tyre për ekonominë shqiptare qëndrojnë gjithnjë në fokusin e bankës qendrore.


29.05.2018
Daljet në publik të Guvernatorit për vitin 2015

Në këtë libër gjeni një përmbledhje të fjalëve dhe intervistave të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, të mbajtura gjatë vitit 2015. Nëpërmjet tyre, publiku është njohur me vlerësimet dhe analizat e detajuara të Bankës së Shqipërisë, si dhe opinionin e Guvernatorit për zhvillimet ekonomiko-financiare në vend. Ato kanë dhënë gjithashtu dhe një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe politikat e Bankës së Shqipërisë, kontributin e saj në ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, si dhe sfidat që e shoqërojnë në çështje të ndryshme.


18.11.2015
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë 2016-2018
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2016-2018, përcakton objektivat institucionale gjatë këtij trevjeçari dhe identifikon masat e burimet e nevojshme për përmbushjen e tyre. Ky publikim organizohet sipas një strukture që transmeton qartë dinamikën e veprimtarisë së brendshme dhe rezultatet e jashtme dhe bën të mundur matjen sasiore, dhe cilësore të masave në përmbushjen e objektivave të parashikuara në strategji. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është arritja dhe ruajtja e stabilitetit të çmimeve, që është kontributi më i mirë që mund të japë politika monetare për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit; (ii) të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, duke siguruar ruajtjen e besimit publik te paraja, përmes garantimit të cilësisë së kartëmonedhave dhe monedhave dhe plotësimit të sigurt dhe eficient të nevojave të ekonomisë për para; (iii) të mbajtjes e të administrimit të rezervave valutore të Republikës së Shqipërisë, si një garanci për përballimin e goditjeve të rënda në sektorin real të ekonomisë dhe në mbështetje të qëndrueshmërisë financiare të vendit.

13.03.2013
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2013-2015
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2013-2015, përcakton objektivat institucionale gjatë këtij trevjeçari dhe identifikon masat e burimet e nevojshme për përmbushjen e tyre. Ky publikim organizohet sipas një strukture që transmeton qartë dinamikën e veprimtarisë së brendshme dhe rezultatet e jashtme dhe bën të mundur matjen sasiore, dhe cilësore të masave në përmbushjen e objektivave të parashikuara në strategji. Objektivi kryesor, edhe për këtë periudhë, është orientimi i Bankës së Shqipërisë drejt Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Puna për të përmbushur këtë sfidë madhore do të përfshijë funksionet kryesore të bankës qendrore: politikën monetare, sistemin bankar, infrastrukturën e pagesave, kartëmonedhat si dhe administrimin e institucionit.
Faqe 3 nga 5