Botime të veçanta

 

21.07.2009
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2009-2011
Plani i ri afatmesëm “E ardhmja: shtigjet dhe sfidat që na presin” prezanton ambicien e Bankës së Shqipërisë për periudhën trevjeçare 2009 – 2011. Kjo strategji e re e zhvillimit të institucionit tonë, është në vazhdën e plotësimit të një sërë objektivash që buronin nga dokumenti strategjik i përgatitur për periudhën 2006 – 2008. Nga ana tjetër, ajo skicon një program të ngjeshur për periudhën afatmesme në vijim.

01.01.2009
Strategjia afatmesme e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2006-2008
Gjatë periudhës 2003 – 2005, Banka e Shqipërisë e zhvilloi aktivitetin e saj bazuar në dokumentin “Plani i zhvillimit institucional për periudhën 2003 – 2005”. Duhet theksuar se vënia në praktikë e angazhimeve kryesore të ndërmarra në dokumentin e sipërcituar, në një masë të konsiderueshme është kushtëzuar nga rrethanat e momentit, nga zhvillimet politike në vend, nga zhvillimet ekonomike dhe sociale, përfshirë dhe raportet e vendit tonë me komunitetin ndërkombëtar, me institucionet monitoruese ndërkombëtare.Gjatë kësaj periudhe, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u rinovua me shtatë anëtarë të rinj, si rezultat i përfundimit të mandatit të anëtarëve të mëparshëm. Që nga muaji tetor 2004, zoti Ardian Fullani është Guvernator i Bankës së Shqipërisë.Periudha që lamë pas, mund të përkufizohet si periudha e konsolidimit institucional të Bankës së Shqipërisë. Duke qenë plotësisht e përgjegjshme për rolin e saj në të shkuarën dhe në të ardhmen, Banka e Shqipërisë tashmë përfiton nga rasti të bëjë publik këtë dokument të natyrës strategjike, i cili pasqyron rrugën që ka programuar të ndjekë gjatë periudhës 2006 – 2008.

10.05.2007
Metodika e Bilancit të Pagesave
Bilanci i pagesave është një pasqyrë statistikore që përmbledh në mënyrë sistematike, për një periudhë të caktuar kohe, transaksionet ekonomike të një vendi me botën që e rrethon. Këto transaksione, që në shumicën e rasteve ndodhin ndërmjet rezidentëve e jorezidentëve, nënkuptojnë veprime ekonomike, që mund të klasifikohen në tre kategori të mëdha.

29.09.2006
Zhvillimi i Bankës së Shqipërisë në periudhën 2006 -2008
Zhvillimi i Bankës së Shqipërisë në periudhën 2003 -2005, Përparësitë e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë, Përsosja e funksioneve të veçanta të Bankës së Shqipërisë në periudhën 2006-2008.

19.04.2004
Prania në publik e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë - Vëllimi II
Në këtë vëllim do të gjeni fjalën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në dokumentet zyrtare mbi vlerësimet ekonomike e monetare dhe në raportet vjetore të Bankës së Shqipërisë në periudhën dhjetor 2001 - dhjetor 2002.

19.04.2004
Prania në publik e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë - Vëllimi III
Në këtë vëllim do të gjeni fjalën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë në dokumentet zyrtare mbi vlerësimet ekonomike e monetare dhe në raportet vjetore të Bankës së Shqipërisë, në intervista e konferenca shtypi si dhe leksionet e zhvilluara në fakultetet ekonomike të vendit gjatë periudhës janar - dhjetor 2003.

10.12.2003
Historia e Bankës Qendrore në Shqipëri
Botimi, i pari i historisë së Bankës, do të mbetet përpjekja e fillimit për të përshkruar rrugën në të cilën ka ecur, është rritur e transformuar Banka e Shqipërisë. Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar shqiptar kanë shënuar zhvillime pozitive nga periudha në periudhë dhe ky botim do të shërbejë jo vetëm për renditjen historike të ngjarjeve dhe të përpjekjeve në këtë drejtim, por edhe si mirënjohje nëpërmjet evidentimit ndaj të gjithë atyre që kontribuan në ngritjen dhe në konsolidimin e sistemit bankar në Shqipëri. Në këtë libër, paraqitet historia e institucionit të bankës qendrore si pjesë e sistemit bankar shqiptar dhe e cila vazhdimisht gjatë hapësirës kohore të trajtimit të saj, është orientuar pothuajse paralelisht me historinë e kombit shqiptar.
Faqe 4 nga 5