BANKA E SHQIPËRISË

Konferenca virtuale vjetore e Bankës së Shqipërisë “COVID-19: Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore”

Data e publikimit: 29.10.2020

 

Më 29 tetor 2020, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science - LSE), organizoi konferencën virtuale me temë “COVID-19: Ndikimi në ekonominë reale dhe përshtatja e politikave të bankave qendrore”.

Në këtë aktivitet, morën pjesë përfaqësues të lartë të bankave qendrore të rajonit, politikëbërës në fushën e ekonomisë dhe financave në vend, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare e institucioneve financiare, të komunitetit të biznesit, si dhe përfaqësues nga bota akademike.

Ky është viti i tretë që Banka e Shqipërisë organizoi konferencën e saj vjetore në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science), një ndër 10 universitetet më të mira në botë në fushat e studimeve sociale, ekonomike, politike, shoqërore e ndërkombëtare.

Qëllimi i konferencës së kësaj radhe ishte diskutimi rreth ndikimit të COVID-19 në ekonominë reale si në vendet me ekonomi të zhvilluar ashtu edhe në ato me ekonomi në zhvillim; përshtatja e politikave të bankave qendrore në përgjigje të sfidave që lindën si rrjedhim i gjendjes së krijuar nga pandemia, me fokus rajonin e Evropës Juglindore, dhe në veçanti Shqipërinë. 

 

Informacion

 

Fjalët përshëndetëse

 

Prezantime sipas programit të Konferencës (në version anglisht)

Sesioni i parë - Menaxhimi i rreziqeve të Covid-19: ndikimi në ekonominë reale

 

Sesioni i dytë - Paneli i Guvernatorëve

 

Njoftime