BANKA E SHQIPËRISË

Konferenca vjetore e Bankës së Shqipërisë “Rikthimi i inflacionit: Si mund ta përballojmë në kushtet e pasigurive të shtuara?”

Data e publikimit: 08.11.2022

 

Më 27 tetor, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science - LSE), organizon konferencën vjetore me temë “Rikthimi i inflacionit: Si mund ta përballojmë në kushtet e pasigurive të shtuara?”.

Kjo konferencë organizohet nën kujdesin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, me pjesëmarrjen e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, zj. Delina Ibrahimaj, përfaqësuesve të kabinetit qeveritar dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm janë gjithashtu përfaqësues të lartë të bankave qendrore; përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë; përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim; të rretheve akademike në vend; përfaqësues të sistemit bankar e financiar; përfaqësues të medias; si dhe ekspertë të Bankës së Shqipërisë.

Kjo është konferenca e 16-të vjetore e Bankës së Shqipërisë dhe e treta që organizohet në bashkëpunim me Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës (London School of Economics and Political Science), një ndër 10 universitetet më të mira në botë në fushat e studimeve sociale, ekonomike, politike, shoqërore e ndërkombëtare.

Konceptuar në tre sesione, punimet e konferencës u hapën me fjalët përshëndetëse të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko; Drejtorit të Kërkimeve të LSE-së për Evropën Juglindore në Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës, z. Vassilis Monastiriotis; dhe Ministres së Financave dhe Ekonomisë, zj. Delina Ibrahimaj.

 

Informacion

 

Fjalët e mirëseardhjes dhe përshëndetëse të konferencës


Prezantime sipas programit të Konferencës

SESIONI I PARË: Rikthimi i inflacionit - Arsyet e këtij rikthimi në ekonomitë e tregjeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim & çfarë mund të bëjnë bankat qendrore për ta mbajtur nën kontroll? 

Birgit Niessner, Drejtor, Departamenti i Analizës dhe Kërkimit Ekonomik, Banka Qendrore e Austrisë, anëtare e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. 

Eduardo Levy Yeyati, Dekan, Fakulteti “Qeverisje dhe Politika Publike”, Universiteti “Torcuato Di Tella”, Buenos Aires (virtualisht).

Charles Enoch, Drejtor, Ekonomia Politike e Tregjeve Financiare (EPTF), Kolegji St Antony's, Universiteti i Oxford-it.

Luca Mezzomo, Drejtor, Departamenti i Kërkimit dhe Analizës Makroekonomike, Banka “Intesa Sanpaolo” (virtualisht).

 

SESIONI I DYTË: Përpjekja për mbajtjen nën kontroll të inflacionit, ndërkohë që përgjegjësitë e bankës qendrore zgjerohen

Piroska Nagy-Mohacsi dhe Mario Blejer, Profesore e ftuar, LSE.

Előd Takáts, Rektor, Universiteti “Corvinus” i Budapestit dhe LSE.

Ralph Spitzer, Përgjegjës i Sektorit të Ushtrimit dhe Strategjisë së Provës së Rezistencës, Banka Qendrore e Austrisë, anëtare e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

Reiner Martin, Drejtor dhe Përgjegjës i Kërkimit, Banka Kombëtare e Sllovakisë, anëtare e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore.

 

Njoftime