Kushtet e Përdorimit

Banka e Shqipërisë përdor këtë faqe interneti (www.bankofalbania.org) me qëllim dhënien e informacioneve që lidhen me aktivitetin e saj në zbatim të objektivave dhe të detyrave të ngarkuara me ligj, edukimin e publikut mbi rolin e saj, mundësimin e rezervimit të vizitës së pjesëtarëve të publikut në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, etj.

Banka e Shqipërisë synon që informacioni i publikuar në faqen e internetit të jetë i plotë dhe i përditësuar dhe nuk mban përgjegjësi për asnjë dëmtim (humbje financiare, humbjen e të ardhurave, etj) të cilat rezultojnë nga përdorimi në çfarëdo forme dhe për çfarëdo qëllimi i faqes së internetit të Bankës apo lidhjeve në faqe të tjera, të përfshira në faqen e internetit të Bankës.

Banka e Shqipërisë  ruan të drejtën e pronësisë dhe të drejtave të tjera për këtë faqe interneti/materiale të publikuara në të.

Përdorimi i kësaj faqeje interneti nënkupton pranimin e Kushteve të Përdorimit të cilat lexohen së bashku me Politikën e Privatësisë dhe që janë të aplikueshme në tërë përmbajtjen e kësaj faqeje interneti. Në rast se vizitori/përdoruesi i internetit nuk është dakord me ndonjë pjesë të këtyre Kushteve, vizitori/përdoruesi duhet të dalë nga kjo faqe interneti dhe të mos bëjë asnjë përdorim të mëtejshëm të saj.