Të punosh për Bankën e Shqipërisë

Personeli i Bankës së Shqipërisë zgjidhet përmes një procesi konkurrimi publik, të bazuar vetëm në meritën dhe aftësitë profesionale, të hapur për çdo shtetas shqiptar që plotëson kriteret e kualifikimit. Karriera në Bankë zhvillohet bazuar në aftësitë e identifikuara përmes një sistemi të vlerësimit të detyrave. Në kryerjen e detyrave të tyre, personeli respekton dhe zbaton, midis të tjerash, parimet e Kodit të Etikës si dhe praktikat më të mira evropiane të punonjësit publik. Ky seksion jep informacion mbi mundësinë e punësimit në Bankë, në përputhje me kuadrin rregullativ të institucionit, duke respektuar të drejtën për informim dhe transparencë të publikut.

Mundësi punësimi

Si një ndër institucionet më të rëndësishme në vend, Banka e Shqipërisë ofron mundësi unike të zhvillimit profesional në fusha të ndryshme të aktivitetit të saj.

Në çdo fushë të aktivitetit të saj, Banka e Shqipërisë krijon mundësi për të ndërtuar aftësi teknike, përmirësuar dhe përsosur punën në grup si dhe për të zgjidhur probleme të një vështirësie të lartë profesionale. Institucioni u mundëson punonjësve orientimin drejt teknikave dhe metodologjive të bazuara në analiza rigoroze dhe diskutime profesionale, sipas praktikave më të mira të bankave qendrore evropiane.

Nëse dëshironi të filloni apo zhvilloni karrierën në Bankën e Shqipërisë, Ju duhet të informoheni në vijimësi nëpërmjet faqes së internetit të Bankës si dhe njoftimeve në gazetat kombëtare, për  shpalljen e konkurrimit për plotësimin e vendeve vakante. 

Rregullore administrative