Raporti i Politikës Monetare

Raporti i Politikës Monetare  është publikim tremujor i Bankës së Shqipërisë dhe instrumenti kryesor i komunikimit të politikës monetare me publikun. Ai paraqet një tablo gjithëpërfshirëse të zhvillimeve më të fundit makroekonomike dhe faktorëve që kanë ndikuar dhe priten të ndikojnë në ecurinë e çmimeve të konsumit në vend.

Vendimmarrja politike e Bankës së Shqipërisë është një e drejtë ekskluzive e Këshillit Mbikëqyrës së saj. Ky proces vendimmarrjeje bazohet në analizat dhe në parashikimet që çdo muaj të vitit janë pjesë e raporteve të politikës monetare.