Regjistri i Kredive

Regjistri i Kredive është baza elektronike e të dhënave të kredimarrësve të sistemit bankar dhe financiar shqiptar. Banka e Shqipërisë është administratore e këtij sistemi, që prej fillimit të funksionimit të tij më 3 janar 2008.

Regjistri ndihmon subjektet raportuese, gjatë procesit të analizimit dhe vendimmarrjes së kredisë, me informacion mbështetës për historikun e kredimarrësit.

Subjekte raportuese në Regjistrin e Kredive janë të gjitha bankat, dhe subjektet e tjera financiare jobanka, të licencuara nga Banka e Shqipërisë.

Regjistri i Kredive gjeneron Raportin e Kredimarrësit me informacion mbi shumën e kredisë, shlyerjet e saj, shumat e vonuara, garancitë e vëna për të, të dhëna për kreditë në të cilat kredimarrësi shfaqet si person i lidhur, si dhe klasifikimin e kredisë. Duke filluar nga muaji prill 2016, nëpërmjet këtij raporti identifikohen edhe kreditë për të cilat është lëshuar një urdhër ekzekutimi, kreditë e ristruktururara si dhe kreditë e shitura.