Treguesit e stabilitetit financiar

STRUKTURA E SEKTORIT FINANCIAR

Rreth 90% e aktiveve të sektorit financiar në Shqipëri mbahet nga bankat, ndërkohë që në vend të dytë dhe të tretë renditen fondet e investimit dhe institucionet financiare jo-banka. Këtu mund të gjeni të dhëna të përmbledhura rreth madhësisë dhe strukturës së sektorit financiar në Shqipëri. Për të dhëna më të detajuara mbi segmentet që mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë, mund të drejtoheni këtu; për të dhëna më të detajuara mbi subjektet që licencohen dhe mbikëqyren nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mund të drejtoheni këtu, ndërkohë që në këtë hapësirë të faqes së Shoqatës Shqiptare të Bankave, mund të gjeni të dhëna  për sektorin bankar, si edhe për banka të veçanta.

TREGUES TË SHËNDETIT FINANCIAR

Treguesit e shëndetit financiar ofrojnë informacion mbi shëndetin financiar të institucioneve financiare, si edhe të familjeve dhe bizneseve dhe shërbejnë për të plotësuar analizën ekonomike dhe atë të stabilitetit financiar. Metodologjia e hartimit të treguesve të shëndetit financiar, e zhvilluar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, paraqitet në Udhëzuesin e Hartimit të Treguesve të Shëndetit Financiar (2006). Që nga fundi i vitit 2016 Banka e Shqipërisë publikon çdo tremujor treguesit kryesorë të shëndetit financiar në hapësirën Seri Kohore. Për më shumë rreth treguesve të shëndetit financiar dhe mënyrës se si hartohen ata mund të informoheni këtu. 

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu