Muzeu i Bankës së Shqipërisë

Muzeu i Bankës së Shqipërisë është i hapur çdo: të martë, të mërkurë dhe të enjte, nga ora 09:00 deri në orën 15:00.

Muzeu i Bankës së Shqipërisë ndodhet në selinë qendrore të Bankës së Shqipërisë, Sheshi "Skënderbej", nr. 1, Tiranë. Hyrja në ndërtesë bëhet nga Rruga "Ibrahim Rugova".

Hyrja në Muzeun e Bankës së Shqipërisë është falas.

Për të hyrë në Bankë, duhet të jeni të pajisur me një dokument identifikimi.

Po, ju mund ta shihni Dhomën e Thesarit, e cila ndodhet në katin e parë të Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Në ambientet e Muzeut të Bankës së Shqipërisë janë çelur ekspozita të përhershme dhe të përkohshme.

Ekspozita e përhershme e katit të parë, prezanton koleksione nga monedhat e sistemeve monetare që kanë ekzistuar në territoret e vendit tonë, duke nisur nga shek. V p.e.s. Ndërsa kati i dytë i Muzeut, i dedikohet ekspozitave të përkohshme.

Gjithashtu, ky Muze vjen i pajisur me hapësira të dedikuara, ku nxënësit apo studentët, mund të zhvillojnë orë mësimore, leksione dhe aktivitete të tjera didaktike lidhur me paranë dhe ekonominë.

Po, Muzeu i Bankës së Shqipërisë zhvillon aktivitetin e shitjes së fondit numizmatik (monedha, kartëmonedha dhe specimene). Më shumë informacion gjeni në rubrikën "Informacion për blerësit e vlerave numizmatike". 

Në Muzeun e Bankës së Shqipërisë, vizitat zhvillohen gjithmonë në praninë e një ciceroni, sipas kategorive më poshtë:

  • Vizitë individuale
  • Vizitë në grup
  • Vizitë për nxënës
  • Vizitë për studentë
  • Vizitë për individë me nevoja të veçanta

Ju mund të prenotoni llojin dhe orarin e vizitës suaj, në linkun : Prenotoni vizitën në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

Po, në Muzeun e Bankës së Shqipërisë zhvillohen orë mësimore për tematika dhe grup-mosha të ndryshme. Ju mund të merrni pjesë duke prenotuar në linkun: Prenotoni vizitën në Muzeun e Bankës së Shqipërisë

Zakonisht, një vizitë në Muzeun e Bankës së Shqipërisë zgjat rreth një orë. 

Banka e Shqipërisë, përveçse në Muzeun e saj, nuk ofron vizita për publikun në ambientet e punës.