Edukimi ekonomik e financiar

Kultura financiare në ditët e sotme përbën një domosdoshmëri për këdo, duke marrë në konsideratë jo vetëm ritmet e zhvillimit ekonomik, bankar dhe teknologjik, por edhe rëndësinë e peshën që informacioni ka në botën e sotme globale. Një kulturë e tillë ndihmon konsumatorët, prodhuesit dhe investuesit të marrin vendime të goditura financiare dhe njëkohësisht bankën qendrore të arrijë më lehtë objektivin e saj për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Nisur nga e kaluara e vendit tonë, por edhe nga ritmet e vrullshme me të cilat zhvillohen ekonomia dhe financat botërore, Banka e Shqipërisë ka parë të arsyeshme të ndërmarrë një sërë nismash konkrete në fushën e edukimit ekonomiko-financiar, për krijimin e një kulture të mirëfilltë financiare në shoqërinë tonë. Përmes aktiviteteve dhe botimeve edukative, tashmë edhe Muzeut të saj, Banka e Shqipërisë është e angazhuar në zgjerimin dhe thellimin e kulturës financiare të publikut në vend.

.edukimi-me-foto-.