Sistemi i shlyerjes dhe regjistrimit të titujve - AFISaR

AFISaR (Albanian Financial Instrument Settlement and Registration) është sistemi qendror i shlyerjes dhe regjistrimit të titujve shtetërorë, për të cilët Banka e Shqipërisë organizon ankandet në zbatim të Marrëveshjes me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Sistemi AFISaR është plotësisht i pajtueshëm me parimet e Bankës për Rregullime Ndërkombëtare (BIS) për shlyerjen e transaksioneve me tituj në përputhje me parimin “dorëzim kundrejt pagesës” (DvP – Delivery versus Payment)

Pjesëmarrësit në AFISaR ndahen në dy kategori:

  • Pjesëmarrësit e drejtpërdrejtë – Kanë llogari titujsh drejtpërdrejt në AFISaR, të cilën e operojnë vetë duke aksesuar sistemin AFISaR
  • Pjesëmarrësit e tërthortë – Hapin llogari titujsh nëpërmjet pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë.

Sistemi AFISaR filloi funksionimin e tij më 19 janar 2015.

Aktualisht, përveç Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ka edhe 13 pjesëmarrës të tjerë të drejtpërdrejtë.