Numizmatika

Banka e Shqipërisë ka të drejtën të emetojë kartëmonedha, monedha dhe medaljone për qëllime numizmatike. Ato përkujtojnë ngjarje dhe personalitete të rëndësishme.

Në vitin 1926 Banka Kombëtare e Shqipnis shtypi për herë të parë një monedhë qarkullimi, e cila kishte edhe qëllime përkujtimore. Ajo ishte monedha 20 Franga Ar e vitit 1926 dhe përkujtonte “Paktin e Miqësisë dhe Sigurisë” që Italia dhe Shqipëria nënshkruan në vitin 1926.

Kartëmonedha e parë e qarkullimit, e cila kishte edhe qëllime përkujtimore ishte 20 Skënder i emetuar nga Katundaria e Korçës në 1921. Ajo përkujtonte konfirmimin e kufijve politiko-administrativë të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris (Lidhja e Kombeve), nëntor 1921.

Përveç monedhave dhe kartëmonedhave përkujtimore, koleksionistët kanë interes për emetime të mëparshme të Bankës së Shqipërisë.