Fondi për Ndërhyrjen e Jashtëzakonshme
Fondi i ndërhyrjes së jashtëzakonshme u krijua më 10 janar 2018 në zbatim të ligjit 133/2016 "Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë". Fondi duhet të plotësohet gradualisht dhe të arrijë nivelin 0.5% të detyrimeve të të gjitha bankave, brenda datës 11 korrik të vitit 2027.
Për të përmbushur nivelin e synuar të fondit, sektori bankar paguan çdo vit një kontribut vjetor, në përpjesëtim me vitet që mbeten deri në 2027.

Banka e Shqipërisë përllogarit çdo vit kontributin vjetor që paguan sektori bankar për plotësimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme.
Përllogaritja e kontributit vjetor për plotësimin e Fondit të Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme bëhet sipas formulës të përcaktuar në rregulloren e Fondit.
Për vitin e nëntë, përllogaritja e nivelit të synuar, nivelit vjetor të Fondit dhe kontributit vjetor për çdo bankë, bazohet në pasqyrat financiare të vitit 2024.
- Deri në 30 prill 2026, bankat derdhën 100% të kontributit të vitit të nëntë.

Linkedin
X
Facebook
Instagram
YouTube
Flickr
RSS
Regjistrim
Kontakte
Përshtypje