Praktika mësimore

Banka e Shqipërisë ofron mundësinë e kryerjes së praktikave mësimore për studente apo të sapo diplomuar nëpërmjet programeve specifike të formimit, apo përfshirjes në projekte të veçanta të saj. Këto praktika mësimore synojnë përcjelljen e një modeli njerëzor e profesional në formimin e karrierës.

Banka e Shqipërisë promovon kryerjen e hulumtimeve në fushën ekonomike dhe fton të aplikojnë të gjithë studentët apo të sapo diplomuarit të cilët duan të përmirësojnë dhe të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e ekonomisë.

Për informacion të mëtejshëm klikoni këtu:

 
Departamenti i Burimeve Njerëzore 
dëshiron t'ju informojë se:
Afatet e aplikimit për kryerjen e praktikës mësimore janë:  
03 - 31 janar për praktikat që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të parë të vitit (Shkurt - Qershor)
01 - 30 prill për praktika që do të zhvillohen gjatë 6 mujorit të dytë të vitit (Korrik - Dhjetor)

Për të vizituar faqen e vjetër të internetit, klikoni këtu