Udhëzues për marrëdhëniet e kredisë

Udhëzuesit për marrëdhëniet e kredisë nuk kanë natyrë detyruese për bankat. Ato janë dokumente informuese dhe edukuese, të cilat orientojnë palët që vendosin të hyjnë në një marrëdhënie kredie ose kanë nevojë të ristrukturojnë marrëdhëniet ekzistuese të saj.

Udhëzuesit për ristrukturimin e kredisë

Udhëzuesit për ristrukturimin e kredisë shërbejnë si orientues për bankat dhe kredimarrësit gjatë ristrukturimit të kredisë, për të nxitur një proces sa më të shëndetshëm.

Udhëzuesit janë përgatitur të ndarë, përkatësisht për individët dhe bizneset, për të dalluar natyrën e marrëdhënieve të secilit prej grupeve të kredimarrësve.

 Udhëzuesi për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Udhëzuesi për vlerësimin e pasurive të paluajtshme që vendosen si kolateral për marrjen e një kredie përcakton disa parime bazë, mbi të cilat duhet të orientohet procesi i vlerësimit të këtyre pasurive.