Licencimi dhe mbikëqyrja
Banka e Shqipërisë, përtej rolit të operatorit dhe atij reformator, kryen dhe mbikëqyrjen e Sistemit të Pagesave.
Sistemi i pagesave (Infrastrukturat e Tregjeve Financiare për transaksionet e pagesave, titujve dhe të derivateve) bashkë me tregjet dhe institucionet financiare, janë komponentët kryesorë të sistemit financiar.
Kështu, një sistem pagesash i sigurt dhe efikas paraqet rëndësi të veçantë për aktivitetin ekonomik dhe financiar të ekonomisë, duke qenë thelbësor për transmetimin e politikës monetare dhe ruajtjen e stabilitetit financiar.
Në këtë kuadër, mbikëqyrja e tyre, nëpërmjet licencimit, rregullimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme, është e rëndësishme për garantimin e sigurisë dhe efikasitetit.
Gjithashtu, në fokusin e mbikëqyrjes së sistemit të pagesave janë dhe instrumentet e pagesave në kuadër të përforcimit të besimit të publikut në monedhën vendase.

Linkedin
X
Facebook
Instagram
YouTube
Flickr
RSS
Regjistrim
Kontakte
Përshtypje