Sistemi për shlyerjen e transfertave vendase në euro për klientë -AIPS EURO

AIPS (Albanian Interbank Payment System) EURO është sistemi i shlyerjes bruto, në kohë reale për urdhërpagesat e klientëve të pjesëmarrësve në sistem për pagesat në euro brenda vendit. Në të procesohen të gjitha pagesat ndërbankare për klientët, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë në monedhën EURO.

Sistemi AIPS EURO filloi funksionimin e tij më 24 janar 2022.

Në sistemin AIPS EURO marrin pjesë: Banka e Shqipërisë dhe 11 bankat tregtare si pjesëmarrës.

Sistemi AIPS EURO operon në orarin 08:30– 16:30.